Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta uragane më 25 dhe 26 nëntor e ndërlikuan situatën në mbarë Bullgarinë. Gjysmë milion familje kanë mbetur pa energji elektrike, në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë.
Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, në një sërë zonash të populluara të vendit u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe 27 nëntori u kthye në ditë jashtëshkollore për nxënësit e mbi 280 shkollave në 13 rrethe.
Stuhitë e borës krijuan probleme në rrjetin rrugor të Bullgarisë. Është i vështirësuar edhe transporti hekurudhor – Hekurudhat Shtetërore Bullgare bënë të ditur për vonesa dhe anulim të lëvizjes së disa trenave.
Shumë pemë dhe degë të thyera ranë mbi makinat dhe vështirësuan lëvizjen në rrugët e vendbanimeve.
Jashtë situatës ekstreme për qytetarët, skena e borës u solli shumë gëzim dashamirësve të sporteve dimërore, të cilët tashmë presin fillimin e sezonit të skijimit.
Maja më e lartë e malit Vitosha, afër kryeqytetit të Sofjes, ka tashmë 60 cm borë, në Rozhen në malin Rodope bota është mbi 20 cm, mbi gjysmë metër është mbulesa e dëborës e vendpushimit Borovec në malin Rilla.
Dielli, bora e bardhë dhe gjethet e pa rënë ende në pemë krijojnë peizazhe të bukura.
Foto: BTA, BGNES, Rosica Petkova
Vjeshta i jep një bukuri të veçantë fshatit Leshten, të fshehur në shpatet perëndimore të malit Rodopa. Muret e tij prej guri duken si një strumbullar në sfondin e festës së ngjyrave të natyrës dhe ruajnë komoditetin e shtëpisë bullgare. Eleonora..
Mbi qytetin e Peshterës (Bullgaria e Jugut) ndodhet kodra Sveta Petka. Mbi të ka pasur një kështjellë dhe emri i saj - Peristera - do të thotë pëllumb në greqisht. Supozohet se emri ka ardhur nga një nga gurët e mëdhenj në citadelën e..
Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me..