Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta uragane më 25 dhe 26 nëntor e ndërlikuan situatën në mbarë Bullgarinë. Gjysmë milion familje kanë mbetur pa energji elektrike, në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë.
Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, në një sërë zonash të populluara të vendit u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe 27 nëntori u kthye në ditë jashtëshkollore për nxënësit e mbi 280 shkollave në 13 rrethe.
Stuhitë e borës krijuan probleme në rrjetin rrugor të Bullgarisë. Është i vështirësuar edhe transporti hekurudhor – Hekurudhat Shtetërore Bullgare bënë të ditur për vonesa dhe anulim të lëvizjes së disa trenave.
Shumë pemë dhe degë të thyera ranë mbi makinat dhe vështirësuan lëvizjen në rrugët e vendbanimeve.
Jashtë situatës ekstreme për qytetarët, skena e borës u solli shumë gëzim dashamirësve të sporteve dimërore, të cilët tashmë presin fillimin e sezonit të skijimit.
Maja më e lartë e malit Vitosha, afër kryeqytetit të Sofjes, ka tashmë 60 cm borë, në Rozhen në malin Rodope bota është mbi 20 cm, mbi gjysmë metër është mbulesa e dëborës e vendpushimit Borovec në malin Rilla.
Dielli, bora e bardhë dhe gjethet e pa rënë ende në pemë krijojnë peizazhe të bukura.
Foto: BTA, BGNES, Rosica Petkova
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...
Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov
E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa në komunën e qytetit Çepellare , fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200..