7
“Libri i gatimit për fëmijët e mëdhenj” me receta dhe ilustrime të autores bullgare Alja Markova fitoi dy çmime nga Çmimet Ndërkombëtare Gourmand World Cookbook Awards. Këtë e bëjnë të ditur botuesit nga "List". Çmimet janë në kategoritë "Ilustrim" dhe "Libri më i mirë në Evropën Lindore". Autorë nga 205 vende morën pjesë në edicionin e 29-të të Gourmand World Cookbook Awards të mbajtur këtë vit në Riad. “Libri i gatimit për fëmijët e mëdhenj” mbledh 14 receta për gjellë me kripë dhe po aq për ëmbëlsira dhe ushqime të ëmbla. Recetat janë paraqitur si komik.

Alja Markova ka lindur në Bullgari, por është rritur në Spanjë. Ajo ka krijuar një blog të saj, ku prezanton recetat e saj në vizatime dhe disa prej tyre janë mbledhur në “Libri i gatimit për fëmijët e mëdhenj”. Aktualisht Alja Markova punon si redaktore në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të Radio Bullgarisë.
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..