Lufta kundër dhunës ndaj grave vazhdon të jetë një temë kryesore për të gjitha institucionet evropiane, të cilat përveç valëvitjes së flamujve me ngjyrë portokalli në shenjë mbështetjeje, kërkuan edhe avancimin e legjislacionit për këtë temë në Evropë.
Edhe një herë thirrja “Asnjë më shumë” bashkoi qytetarët dhe institucionet në vendin tonë – në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Megjithatë, ata mbeten të ndarë sa i përket pyetjes nëse ligjet e vendit për këtë temë, përfshirë atë për mbrojtjen nga dhuna në familje, janë të mjaftueshme dhe madje efektive.
Eurodeputetët kanë bërë thirrje për përparim në negociatat mbi rregullat e Bashkimit Evropian për të eliminuar dhunën me bazë gjinore.
“Fatkeqësisht, dhuna ndaj grave është ende një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut si në BE, ashtu edhe në mbarë botën. Ajo mbetet një nga krimet më pak të përndjekura”, theksoi nënkryetarja e Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Šuica, në debatin në Parlamentin Evropian, i cili vazhdon të negociojë me vendet anëtare për projektligjin evropian për të luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.
"Ai përfshin kriminalizimin e krimeve të caktuara, si përdhunimi, bazuar në mungesën e pëlqimit, gjymtimi gjenital dhe shpërndarja e materialeve intime ose manipuluese, pa dakordësinë e palës tjetër, si dhe ngacmimi kibernetik, ngacmimi në internet dhe gjuha e urrejtjes," shpjegoi Šuica:
“Ne duam gjithashtu të inkurajojmë shtetet anëtare që të ndërmarrin veprime për të trajtuar abortin e detyruar, sterilizimin dhe martesën, duke përfshirë martesën e fëmijëve, si dhe dhunën e 'nderit', që prek kryesisht vajzat.”
"Direktiva për dhunën me bazë gjinore ndaj grave, si dhe për dhunën në familje në përgjithësi, dhunën seksuale, filloi të hartohej gjatë Presidencës Suedeze - për parandalim dhe luftim, vazhdoi gjatë Presidencës spanjolle dhe ka ende mosmarrëveshje", shpjegoi në një intervistë për BNR drejtoresha e fondacionit “Asociacioni Animus” psikoterapistja Nadezhda Stojçeva.
“Këtë vit, Bashkimi Evropian më në fund iu bashkua Konventës së Stambollit - një hap përpara për ta bërë Evropën një vend më të sigurt! Mirëpo, koha jonë po mbaron për miratimin e Direktivës – para zgjedhjeve të ardhshme evropiane”, theksoi gjithashtu Dubravka Šuica.
Nadezhda Stojçeva sqaroi: “Ka mosmarrëveshje edhe në vetë Komisionin Evropian për çështjen e përdhunimit. Ka përkufizime të ndryshme në vendet e ndryshme dhe është e vështirë që ato të standardizohet, si për përdhunimin në veçanti, ashtu dhe për dhunën në familje. E shihni që është e njëjta gjë edhe në Bullgari - ka parti që janë përfaqësuese të një rezistence dhe mbrojtjeje kundër punës për çështjen e dhunës me bazë gjinore”.
Përdhunimi duhet të trajtohet si një krim sipas Direktivës, dhe në të të përfshihet përkufizimi i përdhunimit në bazë të mungesë së pëlqimit, këmbëngulin eurodeputetët.
Sipas fjalëve të Nadezhda Stojçevës, "edhe në ligjin evropian, edhe në atë bullgar", përkufizimi i përdhunimit "është krejtësisht i vjetruar".
“Drejtësia është efektive, nëse viktimat marrin guximin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe, mbi të gjitha, nëse fqinjët marrin rolin e qytetarëve dhe fillojnë të ndihmojnë viktimat, duke mos mbyllur veshët dhe dyert kur bëhet fjalë për dhunën në familje një mur larg tyre”, tha një avokat që mbron gratë viktima të dhunës në familje, i cili mori pjesë në një nga demonstratat në vendin tonë në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
“Lufta kundër dhunës ndaj grave është e të gjithëve neve – fqinjëve, të afërmve, kolegëve! Çdo shenjë dhune duhet trajtuar! Çdo plagë duhet të jetë e fundit! Këto janë nënat, vajzat, motrat, fqinjët dhe koleget tona. Nuk ka justifikim për dhunën!”, tha në një fjalim kryeministri Nikollaj Denkov, duke njoftuar se këtë vit në vendin tonë janë regjistruar mbi 1300 raste të dhunës në familje dhe mbi 20 gra të vrarë nga burrat.
Ja se çfarë thanë pjesëmarrësit në disa nga demonstratat e 25 nëntorit nën moton “Asnjë më shumë”:
“Jam këtu për të shprehur solidaritetin me çdo viktimë të dhunës. Ne kemi nevojë për më shumë ndryshime, kemi nevojë për parandalimin e dhunës!”
“Parandalimi do të thotë trajnime, për shembull, për edukimin seksual në shkolla, që lidhet me atë se si njerëzit mund të mbrohen, si të mund të thonë “jo”, si të kërkojnë të drejtat e tyre. Parandalimi shpëton jetë!”.
“Të përqendrojmë jo vetëm vëmendjen e publikut, por edhe vëmendjen politike në këtë problem të madh, që shohim se po përshkallëzohet tmerrësisht në Bullgari. Duhet të ketë dënime të rrepta!”.
“Kërkesat tona kryesore lidhen me hapjen e qendrave të krizës në çdo zonë të vendit; me miratimin e orëve të detyrueshme për edukimin shëndetësor dhe seksual në shkollë; me zgjerimin e përkufizimit të "marrëdhënieve intime" në mënyrë që ai të përfshijë gjithashtu personat LGBT dhe për rishikimin e kufirit të diskutueshëm 60-ditor, i cili është shënuar në Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, dhe lidhet me faktin se marrëdhënia intime duhet të ketë qenë për të paktën 60 ditë që të mund të përfitojnë njerëzit nga mbrojtja e ligjit,” shtoi Desisllava Dimitrova nga kolektivi joformal "Mobilizimet Feministe".
Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Bullgaria ka treguar përkushtimin e saj për parandalimin e dhunës, shkroi zëvendëskryeministrja Maria Gabriel, sipas së cilës propozimi për një direktivë evropiane për këtë temë është një hap përpara.
Megjithatë, a mjafton ligji i ri në vendin tonë?
“Kemi kritika, por sigurisht që ka edhe shumë të mira në ligj! Ai rrit shërbimet e specializuara për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë. Një nga gjërat më të rëndësishme është zhvillimi i një mekanizmi koordinues për ndërveprim, d.m.th. të përshkruajnë se çfarë duhet të bëjë çdo institucion në rastet e dhunës dhe si të ndihmojnë njëri-tjetrin”, shpjegoi gjithashtu ajo.
Ligji i ri tani përfshin dhunën dixhitale dhe kibernetike ndaj grave – kërcënime me telefon, përmes e-mail, Facebook dhe gjëra të tjera që nuk ishin më parë në legjislacion”, tha drejtoresha e fondacionit “Asociacioni Animus”.
Sipas të dhënave nga Brukseli, çdo vit në Evropë lëndohen dhe ngacmohen gra të panumërta, përfshirë edhe online, dhe mbi 3 mijë vriten nga partnerët apo të afërmit.
“Gjithashtu, dhunuesit shumë shpesh thonë “po, ajo ka rënë dakord”, “ka shkuar me mua”. Hulumtimet tregojnë se më shumë se gjysma e përdhunimeve janë nga të njohur, dhe tashmë kur ai është i njohur akuzat janë - "pse shkove me të", "ku shkove me të" dhe kështu faji absolut i atribuohet viktimës dhe ajo preferon të mos flas”, shtoi psikoterapistja dhe drejtoreshë e fondacionit “ Asociacioni Animus”.
Numri i viktimave në vitin 2022 është rekord për 20 vitet e fundit, thekson OKB-ja.
“Realiteti i dhunës – çdo orë më shumë se 5 gra apo vajza vriten nga dikush në familjen e tyre”, tha drejtoresha e agjencisë “OKB Gra” Sima Bachus, ndërsa nënkryetarja e Parlamentit Evropian Evelyn Regner kujtoi se:
“Konventa e Stambollit është standardi i artë për mbrojtjen e grave nga dhuna, sepse ka të bëjë me parandalimin, me mbrojtjen, me ndëshkimin. Kjo është detyrë e të gjitha qeverive dhe vendeve”.
A ka një rritje të raporteve të paraqitura nga viktimat e dhunës në vendin tonë – pas ligjit të miratuar në verë dhe pas Konventës së Stambollit, të cilën ende nuk e kemi ratifikuar, por i respektojmë elementet e saj?
“Një rritje të madhe kishte gjatë pandemisë së Covid -19 për shkak të izolimit, për shkak të tensionit, për shkak të vdekjes përreth. Por tani pas çështjes “Debora” dhe trazirave civile për çështjet e mizorisë, si dhe pas miratimit të ligjit të ri, kemi një rritje”, theksoi psikoterapistja.
“Vitin e kaluar kemi pasur gjithsej 2700 viktima të dhunës, gra dhe fëmijë, që na kanë kërkuar në telefon dhe në qendrat tona këshillimore dhe këtë vit në fillim të nëntorit i kemi 2900. Pra bie në sy se viktimat janë duke kërkuar më shumë ndihmë”, shpjegoi Nadezhda Stojçeva nga “Asociacioni Animus”, si dhe kujtoi se viktimat e dhunës “në radhë të parë mund të kontaktojnë linjën telefonike për viktimat e dhunës”:
“0 800 186 76 - ky telefon punon 24 orë pa ndalesë! Gratë mund të kërkojnë ndihmë atje, mund të flasin në mënyrë anonime ose të prezantohen. Dhe të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me veten e tyre, sepse gjatë dhunës, sidomos në familje, viktimat janë aq të presionuara sa nuk kanë kohë të mendojnë nëse janë vërtet viktima. Për më tepër, ekziston një ndjenjë faji, një ndjenjë turpi dhe frikë e madhe”.
“Rekomandimet e mia të mëdha janë që njerëzit, nëse kanë gjendur në një situatë të tillë traumatike, të kërkojnë sa më shpejt ndihmë psikologjike, kurse ligji dhe shteti të qëndrojnë në favor të viktimës. Atëherë rimëkëmbja do të jetë më e shpejt dhe drejtësia do të mbizotërojë”, theksoi psikoterapistja dhe drejtoresha e fondacionit “Asociacioni Animus” Nadezhda Stojçeva.
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Foto: BGNES, EPA/BGNES, BTA, fondacioni "Asociacioni Animus"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..