"Festival i Pemëve" (2023 FESTIVAL OF TREES) në Indiana, SHBA shfaq në sallat e Muzeut Historik (Historical Society Museum) në qytet 78 pemët e Krishtlindjeve të dekoruara nga disa prej shoqatave, kompanive dhe organizatave më të mëdha dhe më të famshme vendase. Fondet e mbledhura në aktivitetin vjetor të bamirësisë shpërndahen për njerëzit në nevojë dhe për herë të parë mes bredhave, me gjithë madhështinë e saj, shkëlqen një pemë bullgare!
Bullgaria përfaqësohet falë Shoqatës"Bullgarët Jashtë vendit 681" (Association Bulgarians Abroad 681), - një organizatë relativisht e re, por me një sërë organizimesh dhe pjesëmarrjesh në ngjarje të ndryshme, në të cilat prezanton historinë bullgare, kulturën, traditat, identitetin, vetëdijen dhe gjuhën bullgare.
Çfarë e dallon bukuroshen bullgare në "Festivalin e Pemëve"?
“Gjëja më karakteristike e pemës sonë të Krishtlindjes është se të gjitha stolitë dhe lodrat janë të punuara me dorë, sepse të gjithë mund të shkojnë dhe të blejnë lodra nga dyqani, por qëllimi ynë ishte të përcillnim frymën bullgare - shpjegon Ralica Kollarova në një intervistë për Radio Bullgarinë. Prezantuam teknika të ndryshme të bërjes së lodrave, ka lodra me qëndisje bullgare, të qëndisura me grep, lodra prej letre, lodra prej xhami të lyera me bojë, shtuam gjithashtu edhe boçe pishe për ta bërë pemën të duket sa më natyrale, më reale."
Një shpjegim i shkurtër vendoset pranë çdo peme-pjesëmarrëse në festival. “Një pemë e Krishtlindjes, e zbukuruar me zbukurime bullgare të punuara me dorë, thur një goblen të traditës, komunitetit dhe sharmit të festave nën dritat vezulluese” – thuhet në përshkrimin bullgar. Çfarë mesazhi sjell pema bullgare e Krishtlindjes në Indianën e largët?
"Qëllimi kryesor është bamirësia, por i yni, si bullgarë, ishte t'u tregonim popullit në Indianapolis traditat vendase bullgare - thotë Ralica Kollarova. - Jo të gjithë kanë dëgjuar për Bullgarinë, por shumë njerëz tani mësuan për qëndismat bullgare dhe për Bullgarinë fal këtij festivali, i cili zgjat deri më 6 janar. Kështu që ka ende kohë që shumë njerëz ta shohin dhe të mësojnë për Bullgarinë!”.
Për ata që dëshirojnë të vizitojnë festivalin: Indiana History
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Ndërkohë që para 20 vitesh në shkollën bullgare "Danubi" në Linz, Salzburg dhe Vels kishte vetëm 6 fëmijë, sot në tre filialet e saj shtatë mësues mësojnë 140 fëmijë. Ashtu si dhe qendra të tjera arsimore bullgare nëpër botë, edhe "Danubi" që nga..
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga..