"Festival i Pemëve" (2023 FESTIVAL OF TREES) në Indiana, SHBA shfaq në sallat e Muzeut Historik (Historical Society Museum) në qytet 78 pemët e Krishtlindjeve të dekoruara nga disa prej shoqatave, kompanive dhe organizatave më të mëdha dhe më të famshme vendase. Fondet e mbledhura në aktivitetin vjetor të bamirësisë shpërndahen për njerëzit në nevojë dhe për herë të parë mes bredhave, me gjithë madhështinë e saj, shkëlqen një pemë bullgare!
Bullgaria përfaqësohet falë Shoqatës"Bullgarët Jashtë vendit 681" (Association Bulgarians Abroad 681), - një organizatë relativisht e re, por me një sërë organizimesh dhe pjesëmarrjesh në ngjarje të ndryshme, në të cilat prezanton historinë bullgare, kulturën, traditat, identitetin, vetëdijen dhe gjuhën bullgare.
Çfarë e dallon bukuroshen bullgare në "Festivalin e Pemëve"?
“Gjëja më karakteristike e pemës sonë të Krishtlindjes është se të gjitha stolitë dhe lodrat janë të punuara me dorë, sepse të gjithë mund të shkojnë dhe të blejnë lodra nga dyqani, por qëllimi ynë ishte të përcillnim frymën bullgare - shpjegon Ralica Kollarova në një intervistë për Radio Bullgarinë. Prezantuam teknika të ndryshme të bërjes së lodrave, ka lodra me qëndisje bullgare, të qëndisura me grep, lodra prej letre, lodra prej xhami të lyera me bojë, shtuam gjithashtu edhe boçe pishe për ta bërë pemën të duket sa më natyrale, më reale."
Një shpjegim i shkurtër vendoset pranë çdo peme-pjesëmarrëse në festival. “Një pemë e Krishtlindjes, e zbukuruar me zbukurime bullgare të punuara me dorë, thur një goblen të traditës, komunitetit dhe sharmit të festave nën dritat vezulluese” – thuhet në përshkrimin bullgar. Çfarë mesazhi sjell pema bullgare e Krishtlindjes në Indianën e largët?
"Qëllimi kryesor është bamirësia, por i yni, si bullgarë, ishte t'u tregonim popullit në Indianapolis traditat vendase bullgare - thotë Ralica Kollarova. - Jo të gjithë kanë dëgjuar për Bullgarinë, por shumë njerëz tani mësuan për qëndismat bullgare dhe për Bullgarinë fal këtij festivali, i cili zgjat deri më 6 janar. Kështu që ka ende kohë që shumë njerëz ta shohin dhe të mësojnë për Bullgarinë!”.
Për ata që dëshirojnë të vizitojnë festivalin: Indiana History
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios publike tani lexohen nga një avatar i inteligjencës artificiale i trajnuar në bullgarisht, në një..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..