Identiteti bashkëkohor i bullgarëve është i natyrës hibride dhe ndërthur elemente të identitetit kombëtar, mbikombëtar, etnik dhe lokal. Këtë e tregon një studim përfaqësues kombëtar i shkencëtarëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, i realizuar në kuadër të projektit "Dimensionet kombëtare dhe evropiane të identitetit modern të bullgarëve". Sipas rezultateve, 30,8% e të anketuarve e perceptojnë veten si qytetarë të BE-së, 20% -qytetarë të botës dhe 13,6% ndjehen të lidhur me rajonin e Ballkanit si përkatësi. Pyetjes "Çfarë e formon ndjenjën tuaj të përkatësisë ndaj kombit bullgar?" 67,5% i janë përgjigjur se është gjuha bullgare, 65,7% - traditat kulturore kombëtare, 59,2% - e kaluara historike, 29,7% - feja ortodokse. Për 50,2% BE do të thotë “liri e lëvizjes”, për 34% - “të drejta të përgjithshme civile”, për 22% -“akses në arsimin europian”, për 15,8% -“akses në financimin europian”.
Shuma e përqindjeve i kalon 100, pasi të anketuarit kanë treguar më shumë se një përgjigje.Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..
Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare. Në..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje..
Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" bënë thirrje me një deklaratë që kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të..