Identiteti bashkëkohor i bullgarëve është i natyrës hibride dhe ndërthur elemente të identitetit kombëtar, mbikombëtar, etnik dhe lokal. Këtë e tregon një studim përfaqësues kombëtar i shkencëtarëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, i realizuar në kuadër të projektit "Dimensionet kombëtare dhe evropiane të identitetit modern të bullgarëve". Sipas rezultateve, 30,8% e të anketuarve e perceptojnë veten si qytetarë të BE-së, 20% -qytetarë të botës dhe 13,6% ndjehen të lidhur me rajonin e Ballkanit si përkatësi. Pyetjes "Çfarë e formon ndjenjën tuaj të përkatësisë ndaj kombit bullgar?" 67,5% i janë përgjigjur se është gjuha bullgare, 65,7% - traditat kulturore kombëtare, 59,2% - e kaluara historike, 29,7% - feja ortodokse. Për 50,2% BE do të thotë “liri e lëvizjes”, për 34% - “të drejta të përgjithshme civile”, për 22% -“akses në arsimin europian”, për 15,8% -“akses në financimin europian”.
Shuma e përqindjeve i kalon 100, pasi të anketuarit kanë treguar më shumë se një përgjigje.Kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov, kërkoi nga Këshilli i Ministrave të kryhet një kontroll në institucionin që i është besuar. Auditimi duhet të konstatojë nëse ka pasur shkelje në përdorimin e fondeve nga ana e..
Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës . Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes..
Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport...
Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë..
Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”,..
Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025,..