Të nderuar dëgjues, Gëzuar Krishtlindjet! Mbarë ekipi realizues i programit tonë përshëndet të gjithë miqtë tanë që festojnë sot Krishtlindjet! Ju urojmë shumë shëndet dhe ngrohtësi në shtëpitë tuaja!
Në fillim të programit tonë festiv do t’ju tregojmë për modën evropiane në festimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Bullgari në periudhën e pasluftës. Pas kësaj do t’ju takojmë me Marin Grigorovin, i cili këtë vit realizoi notin më të gjatë në botë të rregulluar njëditor në ujë të hapur, duke notuar 47 km rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut.
Në fund, në rubrikën tonë “Kënga e Ditës” ju ftojmë të dëgjoni këngën “Dita e Shenjtë” në interpretim të grupit “Momçeshki Svjat” (“Bota e Djemve”).
Ju urojmë minuta të këndshme!
Përshëndetje, të nderuar miq! Në fillim të programit tonë në ditën e dytë të vitit 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Çelësi Sol" në interpretim të Margarita Hranovës – një këngë që na..
Gëzuar Vitin e Ri 2025! Të dashur miq, ju urojmë një vit plot shëndet dhe momente të paharrueshme! Le t’ju sjellë Viti i Ri 2025 shumë gëzim dhe paqe, dashuri dhe sukses! Në edicionin e parë të programit tonë në gjuhën..
Gëzuar Vitin e Ri 2025, të dashur miq të Radio Bullgarisë! Le t’ju sjellë Viti i Ri shumë shëndet, sukses, fat dhe lumturi, qoftë i qetë dhe i frytshëm për të gjithë ne! Ju falënderojmë për miqësinë dhe besimin! Me respekt, ekipi i..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të fundit të këngëtares së re Paola. Ju urojmë minuta të..
Në programin e sotëm të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë do t’ju prezantojmë arkitektin Naum..