"Ndoshta ishte rastësisht që kalova - ndoshta, ndoshta..."
Këto janë vargjet e para të Nadezhda Zaharievës nga kënga “Ndoshta” e grupit legjendar “Signall”. Jo rastësisht ata kanë 45 vite në skenën e muzikës vendase dhe këtë do ta shënojnë me një koncert të titulluar “Signall – 45 vjet rock”. Më 7 dhjetor, në sallën Nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/, pranë Jordan Karaxhovit, Aleksandër Marinovskit, Vladimir Zaharievit dhe Georgi Janakievit, në skenë do të jetë Filarmonia Ruse me dirigjent Dimitër Kosev.
Një vitin 1979 doli në tregun muzikor albumi i tyre i parë "Kryqëzimi i përjetshëm". Albumi i parë i dyfishtë rock në historinë e muzikës bullgare ishte i tyre - "Stuntmen" i vitit 1981. Për këto 45 vjet ata kanë realizuar mijëra koncerte, shumë prej tyre jashtë Bullgarisë. Ata kanë nxjerrë pothuajse 20 albume, më shumë se gjysma e të cilave janë albume në studio.
Pyetjes se si i sheh këta 45 vjet me grupin dhe çfarë do t’i urojnë vetes për 45 vjeç, Jordan Karaxhiv iu përgjigj:
"Ata kaluan si një frymë. Sepse falë audiencës sonë kemi jetuar për 45 vjet. Gjithmonë kam deklaruar respektin tim të madh ndaj publikut tonë! Sa për 45 vitet e ardhshme, dua t'u uroj shumë shëndet fansave tanë, që të jemi edhe ne kaq vite në tokë!”
Më 7 dhjetor, muzikantët nga “Signall” do të kombinojnë energjinë rock me tingullin klasik. Publiku do të mund të dëgjojë hitet e tyre emocionuese “Lamtumirë”, “Ndoshta”, “Më mungon” e shumë të tjera. Ndër to është edhe "Të dashuroj" me muzikë të Georgi Kostov dhe poezi të poetit Ljubomir Levçev. Aranzhimenti është i grupit.
Foto: FB / Signal rock band
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..