Bullgaria ka qenë dhe mbetet tradicionalisht një partner i mirë i Shqipërisë. Kështu deklaroi Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas takimit kokë më kokë me kreun e shtetit bullgar, Rumen Radev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bullgari me ftesë të presidentit bullgar. Begaj vuri në dukje se Bullgaria është partneri i gjashtë më i rëndësishëm i Shqipërisë për sa i përket investimeve të huaja direkte dhe i treti në Evropën Juglindore. Ai theksoi gjithashtu se minoriteti bullgar në Shqipëri është një urë lidhëse dhe një faktor që forcon besimin tonë të ndërsjellë.
Presidenti i Shqipërisë shprehu mirënjohjen e tij për ftesën dhe pritjen e ngrohtë nga presidenti Rumen Radev. Sivjet shënohet 110 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të cilat pavarësisht dallimeve, kanë ruajtur gjithmonë marrëdhënie miqësore, tha kreu i shtetit shqiptar.
Në fund të javës së kaluar u bëmë dëshmitarë të votës së tretë radhazi të pasuksesshme të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Këtë herë ajo u iniciua nga forca e tretë më e madhe politike në parlament – "Vëzrazhdane", dhe tema..
Kroacia paralajmëroi qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Serbi Ministria e Jashtme e Kroacisë rekomandoi që kroatët të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme në Serbi, njoftoi televizioni kombëtar HRT. “Duke marrë parasysh se..
Ministri i jashtëm Georg Georgiev u takua me ambasadorë dhe diplomatë të vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës të akredituar në Bullgari. Diplomatët u informuan në mënyrë të detajuar për prirjet në rritje të..
Në fund të javës së kaluar u bëmë dëshmitarë të votës së tretë radhazi të pasuksesshme të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov...