Në qytetin e Slivenit, Bullgari Juglindore, është organizuar ekspozita vetjake e artistit Velin Dinev me rastin e 85 vjetorit të tij, njofton qendra për shtyp e bashkisë së qytetit. Prej më shumë se 40 vitesh artisti shquhet për sukseset e tij në fushën e batikut dhe pikturës. Ai ka pasur paraqitje të shumta solo dhe në ekspozita të përbashkëta në Bukuresht, Berlin, Budapest, Paris dhe Londër. Në dekadën e fundit, piktori prezantoi një sërë ekspozitash vetjake në Sliven, ku jeton dhe punon.
Punimet e tij janë në pronësi të koleksionistëve nga Gjermania, SHBA, Franca, Anglia, Austria, Kina dhe Rusia. Ekspozita prezanton piktura nga periudha të ndryshme, ndër to janë "Stinët", "Stinët e Vivaldit", "Pema e gjelbër", "Pema e kuqe", "Hapësirat", "Urat" dhe "Zogu". Në vitin 2018, Velin Dinev u bë fitues i çmimit të madh "Sirak Skitnik" i dhënë nga ekspozita kombëtare-konkurs për Ditën e Shën Dhimirit në festën e Slivenit. Sivjet ai u nderua me çmimin për pikturë nga i njëjti forum.
Foto: Bashkia e Slivenit, galeria "Maj"
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..