Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Deri në mesditë në Bullgarinë Veriore reshjet do të pushojnë, ndërsa në jug do të vazhdojnë, por deri në mbrëmje do të dobësohen. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në disa vende. Mbulesa e borës do të rritet. Në vendkalimet malore dhe në rajonet lindore ka kushte për stuhi dhe erëra. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°, në Sofje do të jetë 0°.
Në Detin e Zi do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, në veri reshjet e shiut do të ndalen deri në mesditë. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 3-6°. Temperatura e ujit të detit është 9-11°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje bore dhe me erë të fortë verilindore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 2°, në 2000 m minus 5°.
Deri në mëngjesin e së dielës reshjet e shiut do të pushojnë kudo, vranësirat do të çahen dhe do të ulen. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale vende-vende do të jenë minus 7°, minus 8°, kurse maksimalet 2° deri në 7°. Edhe e hëna do të jetë kryesisht me diell.Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..