Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Deri në mesditë në Bullgarinë Veriore reshjet do të pushojnë, ndërsa në jug do të vazhdojnë, por deri në mbrëmje do të dobësohen. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në disa vende. Mbulesa e borës do të rritet. Në vendkalimet malore dhe në rajonet lindore ka kushte për stuhi dhe erëra. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°, në Sofje do të jetë 0°.
Në Detin e Zi do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, në veri reshjet e shiut do të ndalen deri në mesditë. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 3-6°. Temperatura e ujit të detit është 9-11°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje bore dhe me erë të fortë verilindore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 2°, në 2000 m minus 5°.
Deri në mëngjesin e së dielës reshjet e shiut do të pushojnë kudo, vranësirat do të çahen dhe do të ulen. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale vende-vende do të jenë minus 7°, minus 8°, kurse maksimalet 2° deri në 7°. Edhe e hëna do të jetë kryesisht me diell.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..