Pavarësisht synimit të deklaruar të Austrisë për të hequr kontrollet në aeroporte, si pjesë e rrugës sonë për në Shengen, ne nuk duhet të pranojmë mungesën e bisedave për kufijtë tanë tokësorë. Këtë qëndrim e ka shprehur për Nova TV kryeministri Nikollaj Denkov, i cili ka theksuar se qëllimi i vendit tonë është që të arrijmë progres edhe në kontrollin e kufijve tokësorë.
“Çështja është të mos qëndrojmë peng i vendimeve që mund të varen nga situata absolute konjukturore, nëse ka apo jo zgjedhje në një vend të caktuar”, komentoi kryeministri.
Me rastin e qëndrimit të deklaruar të Hungarisë për të vendosur veton ndaj anëtarësimit tonë nëse nuk hiqet taksa për tranzitin e gazit rus, Nikollaj Denkov shprehu shpresën se opozita do të ndalojë bojkotin për shkak të çmontimit të Monumentit të Ushtrisë Sovjetike dhe se deputetët do ta votojnë sot vendimin.Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe..