Pavarësisht synimit të deklaruar të Austrisë për të hequr kontrollet në aeroporte, si pjesë e rrugës sonë për në Shengen, ne nuk duhet të pranojmë mungesën e bisedave për kufijtë tanë tokësorë. Këtë qëndrim e ka shprehur për Nova TV kryeministri Nikollaj Denkov, i cili ka theksuar se qëllimi i vendit tonë është që të arrijmë progres edhe në kontrollin e kufijve tokësorë.
“Çështja është të mos qëndrojmë peng i vendimeve që mund të varen nga situata absolute konjukturore, nëse ka apo jo zgjedhje në një vend të caktuar”, komentoi kryeministri.
Me rastin e qëndrimit të deklaruar të Hungarisë për të vendosur veton ndaj anëtarësimit tonë nëse nuk hiqet taksa për tranzitin e gazit rus, Nikollaj Denkov shprehu shpresën se opozita do të ndalojë bojkotin për shkak të çmontimit të Monumentit të Ushtrisë Sovjetike dhe se deputetët do ta votojnë sot vendimin.Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..