Pothuajse një vit pas suksesit të këngës së tij të mëparshme "Të mos të dua", Boris Iliev realizoi "Ti je Dielli, unë jam Hëna" me muzikë dhe tekst të Vida Pironkovës.
Autorja pranon se teksti, i mbushur me metaforë të buta dhe simbole lirike, i kushtohet të shoqit. Dhe jo rastësisht ajo zgjodhi pikërisht Boris Iliev për të rikrijuar emocionin me zërin e tij: "Boris është një nga këngëtarët më elegantë të skenës muzikore. Më bën përshtypje talenti i tij, karizma natyrale që kullon, estetika me të cilën e mbush çdo këngë nga nota e parë deri në të të fundit."
Boris Iliev tregon se si Vida Pironkova ia prezantoi këngën:
"Ndoshta tri vjet më parë, ajo më tha: "Unë kam një këngë për ty që mendoj se do të të pëlqejë shumë". Nga ardhja e saj në shfaqjet e mia ajo e di se çfarë lloj muzike më pëlqen – kryesisht baladat. Shkova në studion e saj, dhe ajo interpretoi këngën me tekstin në shoqërim të pianos. Vetë teksti ishte shumë i bukur. Me Ivan Jordanov - Çeri bëmë aranzhimin në studio. Ivelin Atanasov luajti në piano, që ishte sërish ideja e autores. Çdo këngë ka kohën e saj dhe më 30 nëntor e publikuam për të kënaqur të gjithë dëgjuesit."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..