Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti i Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare kushtuar Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve pranë Radios me dirigjente Venecia Karamanova
Foto: BNR

Еdhe këtë vit, këngëtarët e një prej ansambleve të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Kori i Fëmijëve me dirigjente Venecia Karamanova – do të realizojnë koncertin tradicional të Krishtlindjeve. Më 21 dhjetor, në sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës fëmijët e korit të radios do të interpretojnë këngët më të preferuara dhe më të dashura nga e gjithë bota, të cilat do të na ngrohin zemrat në pritje të festave të ardhshme. Emri i koncertit është "Me çizmet e kuqe", sepse kjo këngë me muzikën e maestros Hristo Nedjallkov   personifikon fëmijërinë dhe momentin e lumtur të festës për fëmijët e panumërt bullgarë, si dhe për fëmijët më të rritur në vendin tonë.


Tradicionalisht, Kori i Fëmijë pranë Radios mbështet koristët e tij që kanë nisur rrugën e madhe të artit operistik, duke u pajisur me skenë dhe duke qëndruar pas talentit të tyre. Ata nga ana e tyre tregojnë perspektivën që Kori i Fëmijëve i BNR-së u ofron këngëtarëve të tij. Solistë të ftuar këtë vit do të jenë ish-koristët Ekaterina Kirçeva dhe Svilen Dençev, tani studentë në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov".

Mesazhi që Kori i Fëmijëve pranë Radios dërgon me këtë koncert është në frymën e festave të fundvitit:

"Ne besojmë se koncerti ynë festiv do të na transferojë në hapësirën magjike të Krishtlindjes - ku dëgjojmë zile magjike, lutja na mbush me besim, drerët vrapojnë, kolendarët këndojnë dhe drejtojnë urime, dhe Plaku i Mirë ka përgatitur për ne gjithçka që ne vërtet dëshirojmë."

Një nga këngët e përfshirë në programin e koncerteve tradicionale të Krishtlindjes, e cila është edhe emblemë e Korit të Fëmijë pranë Radios Kombëtare është "Kënga e Dimrit" me muzikën e Hristo Nedjallkov dhe tekst të Dimitër Spasov.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dajan Stefanov dhe Elica Naumova

Versioni akustik i këngës "Dashuria për mua"

Këngëtarët e rinj Elica Naumova dhe Dajan Stefanov së fundmi prezantuan këngën e tyre në duet "Dashuria për mua". Pas suksesit të saj, ata vendosën të zgjerojnë mesazhin e këngës me një version akustik, i cili sjell një ndjesi më intime, të sinqertë..

botuar më 25-08-19 8.10.PD

Opera e Varnës me shfaqjen e parë bullgare të "Rusalka" nga Antonín Dvořák

Një ngjarje e jashtëzakonshme muzikore pritet më 20 gusht në Varna. Në kuadrin e festivalit "Opera në Teatrin Veror", për herë të parë jo vetëm në historinë e saj 78-vjeçare, por edhe në historinë e teatrit bullgar të operës, Opera e Varnës do..

botuar më 25-08-18 3.45.MD

"MÓMA (REMIX)"

Në jetën muzikore, vera është sezoni i emocioneve të klubeve, prandaj është edhe veçanërisht i përshtatshëm për realizimin e remikseve. Pas versionit origjinal audio të këngës “MÓMA”, Preja na sjell edhe një remix të kësaj kënge. Ai është punë e..

botuar më 25-08-18 7.30.PD