Еdhe këtë vit, këngëtarët e një prej ansambleve të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Kori i Fëmijëve me dirigjente Venecia Karamanova – do të realizojnë koncertin tradicional të Krishtlindjeve. Më 21 dhjetor, në sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës fëmijët e korit të radios do të interpretojnë këngët më të preferuara dhe më të dashura nga e gjithë bota, të cilat do të na ngrohin zemrat në pritje të festave të ardhshme. Emri i koncertit është "Me çizmet e kuqe", sepse kjo këngë me muzikën e maestros Hristo Nedjallkov personifikon fëmijërinë dhe momentin e lumtur të festës për fëmijët e panumërt bullgarë, si dhe për fëmijët më të rritur në vendin tonë.
Tradicionalisht, Kori i Fëmijë pranë Radios mbështet koristët e tij që kanë nisur rrugën e madhe të artit operistik, duke u pajisur me skenë dhe duke qëndruar pas talentit të tyre. Ata nga ana e tyre tregojnë perspektivën që Kori i Fëmijëve i BNR-së u ofron këngëtarëve të tij. Solistë të ftuar këtë vit do të jenë ish-koristët Ekaterina Kirçeva dhe Svilen Dençev, tani studentë në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov".
Mesazhi që Kori i Fëmijëve pranë Radios dërgon me këtë koncert është në frymën e festave të fundvitit:
"Ne besojmë se koncerti ynë festiv do të na transferojë në hapësirën magjike të Krishtlindjes - ku dëgjojmë zile magjike, lutja na mbush me besim, drerët vrapojnë, kolendarët këndojnë dhe drejtojnë urime, dhe Plaku i Mirë ka përgatitur për ne gjithçka që ne vërtet dëshirojmë."
Një nga këngët e përfshirë në programin e koncerteve tradicionale të Krishtlindjes, e cila është edhe emblemë e Korit të Fëmijë pranë Radios Kombëtare është "Kënga e Dimrit" me muzikën e Hristo Nedjallkov dhe tekst të Dimitër Spasov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..