Kuvendi Popullor më në fund e miratoi në lexim të dytë buxhetin e shtetit për vitin 2024. Sipas ministrit të financave Asen Vasilev, buxheti është real, por i vështirë për t'u realizuar. Ai uroi "në fund të vitit 2024 të kemi një Bullgari më të suksesshme dhe më evropiane. Një buxhet që mbështet fuqimisht të ardhurat". Kryetari i komisionit buxhetor parlamentar, Jordan Conev e quajti buxhetin historik. Deputetët ranë dakord që të sigurojnë 68 milionë leva shtesë (mbi 34 milionë euro) në buxhetin e vitit 2024 për sektorin “Kultura”. Mbi 1500 projekte investimi, të paraqitura nga 265 bashki në vend, do të financohen nga buxheti i vitit të ardhshëm. Fondi i destinuar për realizimin e këtyre projekteve kap vlerën e mbi 1 miliard leva (500 milionë euro). Nxënësit e klasës së parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të tetë do të marrin një grant një herë prej 300 leva (150 euro), njoftoi BGNES. Energjia elektrike për shkollat, kopshtet, kishat shkon në tregun e rregulluar. 200 milionë leva (100 milionë euro) pritet të hyjnë në buxhet nga rritja e tarifave të lojërave të fatit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..