Njerëzit që drejtojnë organizatat bullgare nëpër botë, çojnë fëmijët e tyre në shkollat e së dielës dhe marrin pjesë në ansamblet tona folklorike janë individët që ndajnë nga koha e tyre për t'ia dhënë Bullgarisë. "Dëshira ime është që më shumë njerëz të kenë nevojën e brendshme për ta bërë këtë", tha Rajna Manxhukova. Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit i dërgoi një urim për Krishtlindje auditorit të Radio Bullgarisë në të gjitha kontinentet:
“Në prag të festave të ndritura të Krishtlindjeve dhe të Vitit 2024, për të cilin të gjithë shpresojmë se do të jetë më i mirë, dëshiroj të uroj të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën, para së gjithash, shëndet. Sepse vetëm një person i shëndetshëm, të dashurit e të cilit janë gjithashtu të shëndetshëm, mund të punojë me zell në të gjitha sferat e jetës. Gjithashtu dua të bëj thirrje për forcë, që njeriu të mund të largohet nga përditshmëria, shqetësimet e tij të përditshme dhe t'i investojë ato në diçka të mirë për të tjerët”- theksoi Manxhukova dhe shtoi.
“Dëshiroj t'u them edhe një gjë tjetër bashkatdhetarëve tanë që do të më dëgjojnë - ndoshta ata nuk duan të kenë marrëdhënie me Bullgarinë, por ajo ka nevojë për të gjithë ata që janë jashtë, pavarësisht nëse janë anëtarë të një organizate apo jo. Emri i mirë i një bullgari jashtë vendit nuk është më pak i dobishëm për Bullgarinë sesa veprimtaria e çdo organizate.
Njëherë e një kohë, gjyshërit tanë, kur na uronin diçka, thoshin - shëndet dhe paqe. Sikur nuk i vlerësonim këto mesazhe. 2020 na tregoi se sa i vlefshëm është shëndeti. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës që nga viti 2022 na tregoi se sa e vlefshme është paqja. Unë me të vërtetë dua që viti 2024 të sjellë paqe në Ukrainë dhe kështu të sjellë paqe në të gjithë Evropën.
Jini të shëndetshëm, të lumtur dhe dini se Bullgaria mendon për ju me dashuri!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..