Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjosa Osmani-Sadriu: Bullgaria ka kontribuar në çdo fazë të krijimit të Kosovës

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev ndodhet për një vizitë dyditore në Kosovë me ftesë të homologes së tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu. “Bullgaria jep një kontribut të veçantë në çdo fazë të krijimit të shtetit tonë dhe të ruajtjes së paqes, njohjes së pavarësisë së Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë”, tha Vjosa Osmani-Sadriu pas takimit të tij me kreun e shtetit bullgar, njoftoi BTA. Ajo theksoi se mbështetja e Bullgarisë për Kosovën filloi në vitin 1999, kur, sipas saj, vendi ynë për herë të parë tregoi përkushtimin e tij për paqen dhe stabilitetin në vend.

Presidenti Rumen Radev nga ana e vet theksoi se Bullgaria mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për reformimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së, raportoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova.

Sa i përket njohjes së minoritetit bullgar, Osmani-Sadriu tha se Kosova është shtet multietnik. “Kushtetuta jonë thotë se Kosova përbëhet nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera kombëtare pa e kufizuar askujt vetëidentifikimin”, theksoi ajo, duke shtuar se Kosova do të mbajë standardet më të larta për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në territorin e vendit. Ajo kujtoi se vitin e ardhshëm do të bëhet regjistrimi i popullsisë, i cili do të bëhet sipas standardeve më të larta demokratike, pa u bërë presion njerëzve që të regjistrohen si ata që nuk janë. Osmani-Sadriu sqaroi se Ligji për Komunitete ndryshohet me shumicë të cilësuar. Përveç votimit të shumicës shqiptare, duhet të pajtohen edhe pakicat, shtoi ajo. Vullneti ynë është që të përfshihen të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, tha edhe Osmani-Sadriu.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edi Rama

Ngjarjet me adresë ballkanike

Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..

botuar më 25-09-12 7.20.MD
Ahmed Dogan

Ahmed Dogan krijon një parti të re

Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..

botuar më 25-09-11 6.09.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev: Konsultimet e kërkuara të NATO-s nuk nënkuptojnë luftë

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..

botuar më 25-09-11 12.18.MD