Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bashkatdhetarëve është prioritet i shtetit bullgar dhe prioriteti im personal si president, tha Rumen Radev në Prizren në takimin me komunitetin bullgar. Ai mori pjesë në hapjen e zyrës së një shoqate bullgare, si dhe në hapjen e zyrës së Konsullit të Nderit Bullgar. Radev shprehu mirënjohje për faktin se në periudha të vështira historike komuniteti ka arritur të ruajë identitetin, vetëdijen dhe kulturën e tij bullgare.
Presidenti tha se ka një konsensus të plotë në institucionet për të mbështetur komunitetet bullgare jashtë vendit duke financuar programe të reja.Në Bullgari studiojnë 120 studentë nga Kosova. Shpresojmë që kur këta të rinj të kthehen këtu ta mbështesin vendlindjen ose të gjejnë një karrierë të suksesshme, uroi Radev.
Ai theksoi se biseda e tij më e rëndësishme me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës ka qenë për gjetjen e të gjitha mundësive ligjore, që komuniteti bullgar të marrë njohje dhe të gjejë vendin e tij në Këshillin Konsultativ për Komunitete të Presidentit të Kosovës. Radev deklaroi se ka garanci nga nikoqirët se kjo do të ndodhë sa më shpejt. Për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, Radev theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë të deklarojnë lirisht përkatësinë e tyre etnike.Kryetari i shoqatës "Bullgarët e Bashkuar", Rasmin Hamza, theksoi se është e rëndësishme të njihet pakica bullgare për të pasur të drejta kryesore. Bullgaria mund të na ndihmojë me mbështetje, shtoi ai.
Presidenti dekoroi me një simbol nderi ushtarakët bullgarë në KFOR
Vjosa Osmani-Sadriu: Bullgaria ka kontribuar në çdo fazë të krijimit të Kosovës
Presidenti Rumen Radev do të jetë për një vizitë zyrtare në KosovëShqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..