Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bashkatdhetarëve është prioritet i shtetit bullgar dhe prioriteti im personal si president, tha Rumen Radev në Prizren në takimin me komunitetin bullgar. Ai mori pjesë në hapjen e zyrës së një shoqate bullgare, si dhe në hapjen e zyrës së Konsullit të Nderit Bullgar. Radev shprehu mirënjohje për faktin se në periudha të vështira historike komuniteti ka arritur të ruajë identitetin, vetëdijen dhe kulturën e tij bullgare.
Presidenti tha se ka një konsensus të plotë në institucionet për të mbështetur komunitetet bullgare jashtë vendit duke financuar programe të reja.Në Bullgari studiojnë 120 studentë nga Kosova. Shpresojmë që kur këta të rinj të kthehen këtu ta mbështesin vendlindjen ose të gjejnë një karrierë të suksesshme, uroi Radev.
Ai theksoi se biseda e tij më e rëndësishme me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës ka qenë për gjetjen e të gjitha mundësive ligjore, që komuniteti bullgar të marrë njohje dhe të gjejë vendin e tij në Këshillin Konsultativ për Komunitete të Presidentit të Kosovës. Radev deklaroi se ka garanci nga nikoqirët se kjo do të ndodhë sa më shpejt. Për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, Radev theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë të deklarojnë lirisht përkatësinë e tyre etnike.Kryetari i shoqatës "Bullgarët e Bashkuar", Rasmin Hamza, theksoi se është e rëndësishme të njihet pakica bullgare për të pasur të drejta kryesore. Bullgaria mund të na ndihmojë me mbështetje, shtoi ai.
Presidenti dekoroi me një simbol nderi ushtarakët bullgarë në KFOR
Vjosa Osmani-Sadriu: Bullgaria ka kontribuar në çdo fazë të krijimit të Kosovës
Presidenti Rumen Radev do të jetë për një vizitë zyrtare në KosovëPothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..