Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Derdhja e lumit Kamçija fsheh mistere 7000-vjeçare

8
Foto: Muzeu Historik Rajonal

Gjetje unike dolën në dritë gjatë hulumtimit të zonës ujore midis Kepit Kilik dhe Kepit Illanxhik në veri të grykëderdhjes së lumit Kamçija. Në të kaluarën, gjiret e tyre të fshehta strehonin anijet e lashta gjatë stuhive të furishme të Detit të Zi. Rezulton se kjo pjesë e bregdetit tonë është e mbushur me monumente arkeologjike, duke përfshirë nekropole tumash, vendbanime antike etj. Aty pranë janë gjetur gjurmë nga kalaja antike Erite, si dhe një stacion antik buzë rrugës.

Ekipi i ekspeditës

Gjatë një ekspedite nënujore këtë vjeshtë, një ekip zhytjeje i udhëhequr nga Prof. Ivan Hristov, zëvendësdrejtor i Muzeut Historik Rajonal, hasi një sërë zbulimesh interesante. Gjetja më e hershme është një amforë e shekullit të V-të para Krishtit, e sjellë nga ishulli Hios dhe që ka mbijetuar pothuajse e paprekur deri në ditët e sotme. Dhe me shume:

“Pasojnë gjetje jashtëzakonisht interesante nga epoka romake, thotë prof. Ivan Hristov për Radio Bullgarinë. – Këtu fati më buzëqeshi që në shtator, kur, në dukshmëri shumë të ulët, arrita të gjej një shufër kallaji me një përmbajtje të pastër prej 98% kallaji nga epoka romake

Shufra antike e kallajit

Ky është zbulimi i parë i tillë nënujor në bregun tonë të Detit të Zi dhe për të qenë i sinqertë, nuk e di nëse diçka e ngjashme është gjetur ndonjëherë në tokë. Gjerat e tjera që i përafrohen më shumë këtij objekti, i cili peshon afro 5 kg e 400 g, janë nga zona e Cornwell në Angli dhe bëhet fjalë për në një furrë – për shkrirjen e kallajit. Me shumë mundësi, bëhet fjalë për të njëjtat kallëpe për derdhjen e kësaj lënde të parë të rrallë dhe të shtrenjtë në antikitet. Kallaji përdorej në prodhimin e objekteve prej bronzi, duke përfshirë dhe prerjen e monedhave prej bronzi. Ai transportohej në tokat tona dhe, më saktë, drejt qyteteve romake përgjatë bregdetit tonë të Detit të Zi, pikërisht me anije.”

Enë ritualesh prej guri - periranterium

Arkeologët hasën një zbulim tjetër interesant - një periranterium guri - një enë e lashtë greke e përdorur në kultet pagane si një rezervuar për ujin e bekuar. Ai peshon 60 kg dhe është pothuajse plotësisht i ruajtur. Ai u zbulua në një thellësi jo të madhe pranë Kepit Kilik. Megjithatë, rezulton se në të kaluarën në këtë vend qenë pasur thatësirë.

Nxjerrja e enes prej guri të përdorur për rituale

Hipoteza ime është se në këtë kep në antikitet ka pasur një tempull – një vend i shenjtë ku adhuroheshin perënditë e detit - thotë prof.Hristov. - Marinarët që kanë kaluar nga ky kep dhe gji kanë bërë disa sakrifica. Konfirmimi i një hipoteze të tillë është zbulimi i gjysmës së një shtoku guri për një spirancë klasike prej druri. Ky shtok nuk kishte funksion utilitar, por ishte një objekt simbolik, një dhuratë nga marinarët që kalonin pranë këtij kepi.”

Zhytësi zbulon spirancë të lashtë prej hekuri

Në gjirin e vogël të Kepit Illanxhik, ekipi i zhytjes gjeti një anije të mbytur nga periudha osmane me një keel druri të ruajtur në mënyrë të shkëlqyer. A mos ndoshta është përplasur anija, gjatë ndonjë stuhie? Në grykën e lumit Kamçija, kërkimet gjeofizike përcaktuan kufijtë e një ishulli të vogël, i cili më pas u zhduk. Interesantja është se është shënuar në harta të shumta të Evropës Perëndimore nga periudha 1452-1750, si ishuj të tjerë që nuk ekzistojnë sot. Sipas ekspertëve, gjatë mesjetës niveli i detit të Detit të Zi ka qenë më i ulët. Vija bregdetare ishte e ndryshme nga ajo sot, kishte ishuj më të vegjël e më të mëdhenj. Kështu ndodhi ndoshta edhe me ishullin misterioz përballë grykës së Kamçijas, i quajtur nga vendasit “Guri i Kamçijas”.

Ishulli në derdhjen e lumit Kamçija i paraqitur në një hartë të shekullit të 18-të

Lexoni më tepër:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD

Tre këndvështrime të historianëve bullgarë mbi Bashkimin e Bullgarisë në vitin 1885

Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..

botuar më 25-09-06 5.30.PD