Në verën e vitit 2024 do të ketë fluturime të rregullta nga Varna deri në Paris, njoftuan për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/ nga aeroporti në qytetin e Detit të Zi. Fillimi zyrtar do të jetë më 12 prill. Avionët do të ulen në aeroportin “Orly” në kryeqytetin francez. Ato do të realizohen çdo të premte të javës deri më 27 shtator. Aeroporti saktësoi se biletat tashmë janë në shitje dhe në fillim, në muajin prill, çmimi do të jetë 69 euro.
Kompania transportuese ka kryer për herë të fundit fluturime charter në itinerarin për në Varna në vitin 2017. Koncesionari i aeroportit në qytetin bregdetar theksoi se ata po vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive për hapjen e linjave të reja dhe për tërheqjen e më shumë linjave ajrore në destinacion.Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...
Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..