Në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar, Presidenti Rumen Radev uroi që Viti i Ri të jetë i qetë dhe më i begatë se ai i kaluari, i cili, sipas tij, ishte i ndarë mes kreativitetit dhe shqetësimit se shigjetat e historisë po kthehen mbrapa. “Një vit i intensifikimit të konflikteve ushtarake, zhvlerësimit të jetës njerëzore, i krizave dhe pasigurisë ekonomike që preku çdo shtëpi bullgare, i një kolapsi të paprecedentë të besimit ndaj shtetit”, shtoi kreu i shtetit.
“Zhvillimi i Bullgarisë është i pamundur në një atmosferë përçarjeje dhe lufte me simbolet kombëtare dhe kujtesën historike”, deklaroi Rumen Radev. Ai vuri në dukje se ne kemi nevojë për unitet dhe udhëheqje "e cila ta forcojë shtetin, sovranitetin dhe ligjshmërinë, ta ruajë paqen dhe ta garantojë sigurinë e çdo qytetari bullgar, ta ngritë arsimin, shkencën dhe kulturën në një prioritet të vërtetë, duke menduar për të nesërmen, për të ardhmen tonë evropiane, për modernizimin dhe rritjen e përshpejtuar të ekonomisë dhe të të ardhurave”.
Presidenti theksoi se bullgarët në mbarë botën janë të lidhur me “fijen e padukshme të shpirtit bullgar, festat dhe traditat tona kombëtare, flamurin kombëtar, simbol i unitetit dhe sovranitetit tonë, dhe me shpresën për një Bullgari të begatë dhe të denjë”.
Në përfundim, kreu i shtetit uroi që edhe nën shkëlqimin e fishekzjarrëve festivë, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që fëmijët tanë të gjejnë lumturinë në atdheun, i cili t'u garantojë të drejtat dhe t'u hapë mundësi të zhvillojnë talentin e tyre.Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..