Nuk ka klauzola të fshehura për Shengenin. Dokumentet janë publike. Ka shumë dezinformata dhe shpërdorim me frikën e bullgarëve, tha për BNR Lena Borisllavova nga "Po e vazhdojmë ndryshimin". Ajo vuri në dukje se hyrja e Bullgarisë në Shengen është një sukses kategorik. “Në kushtet në të cilat kufijtë po rriten në të gjithë Evropën dhe po forcohet kontrolli ndërmjet vendeve, Bullgaria arriti ta kthejë këtë trend dhe për ne kufijtë po hiqen”, tha Borisllavova. Përveç kësaj, janë siguruar forca shtesë të Frontex-it i dhe fonde shtesë nga Komisioni Evropian për më shumë pajisje për mbrojtjen e kufijve bullgarë, shtoi Borisllavova.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" doli me një qëndrim zyrtar se është një lajm i rremë se Bullgaria ka rënë dakord të pranojë 6000 sirianë dhe afganë për ta pranuar atë në Shengen. Vendi do të vazhdojë të zbatojë "Rregulloren e Dublinit" të nënshkruar 10 vjet më parë, bëri të ditur partia.Qëndrimi i Republikës së Bullgarisë është i qartë. Ne nuk kemi asnjë çështje dypalëshe me Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Rosen Zheljazkov e deklaroi këtë nga foltorja e parlamentit dhe kujtoi se javën e kaluar parlamenti miratoi unanimisht një..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev gjatë kontrollit..
Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve po bashkojnë forcat përmes një marrëveshjeje kundër tregtarëve të pandershëm që do të përdorin vendosjen e euros, si dhe periudhën para..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..