Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2023

Foto: nsi.bg

Georgi është emri më i zakonshëm mashkullor në Bullgari në vitin 2023. Në këtë mënyrë quhen gjithsej 143 185 meshkuj. I dyti për nga popullariteti është emri Ivan – 130 551. Emri i tretë më i përhapur në Bullgari është Dimitër, kështu quhen 104 856 bullgarë. Ndër femrat, emri më i njohur mbetet Maria (102 050), e ndjekur nga Ivanka (48 639) dhe Elena (47 918), raporton Instituti Kombëtar i Statistikave.

Në vitin 2023, më shumë djem të porsalindur u quajtën Aleksandër - gjithsej 828 foshnja, dhe shumica e vajzave u quajtën Viktoria - 589 të porsalindur.

Mbi 3.2 milionë bullgarë do të festojnë ditën e emrit në festat kryesore të krishtera në vitin 2024. Numri më i madh i tyre do të festojë ditën e emrit të Dielën e Dafinave (28 prill 2024).

Ndër emrat më të përhapur myslimanë në Bullgari për djemtë e sapolindur në vitin 2023 ishin Emir (102 djem u emëruan në këtë mënyrë) dhe Mert (89), dhe për vajzat Melek (71) dhe Elif (68), raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave për Radio Bullgarinë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Xhamia Tombull në Shumen

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin

Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..

botuar më 25-06-06 10.23.PD

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD

Ndërmjet artit dhe realitetit – të rinjtë dhe idetë e tyre për jetën pas shkollës

Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..

botuar më 25-06-05 7.00.PD