Po marr përsipër të kryej një inspektim shumë kompleks të burimeve të ndotjes së ajrit në Ruse, premtoi ministri i ekologjisë Julijan Popov në një takim me qytetarët në qytetin e Danubit. Qëllimi i vizitës ishte kërkimi i zgjidhjes së problemit të ndotjes kronike të ajrit së bashku me pushtetin vendor dhe institucionet shtetërore.
Arkitekti Dragomir Stojanov prezantoi në takim faktet që tregojnë se fabrika e pastrimit të një kompanie të prodhimit të aluminit nuk është ndërtuar si duhet, nuk funksionon dhe e ndot ajrin.
Kryetari i shoqatës "Merr frymë, Ruse", Rostisllav Kandillarov, kërkoi mekanizëm për mbylljen e industrive ndotëse.Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..
Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..