Projekti "Artistët këngëtarë", në të cilin figura të njohura të botës artistike në Bullgari interpretojnë këngë të krijuara enkas për ta, po zgjerohet me një tjetër titull. Kënga e 34-të nga projekti është "Ku iku dashuria" dhe prezantohet nga dy gra emblematike të skenës bullgare - muzikore dhe teatrale.
Për interpretimin e këngës “Ku iku dashuria” për herë të parë pranë këngëtares Margarita Hranova është aktorja Stefania Koleva. Teksti është nga Xhina Dundova – Pançeva, muzikën e ka kompozuar Ivan Krëstev, aranzhimin e ka bërë Georgi Cvetkov. Në videon e këngës, shohim një aktor tjetër në rolin kryesor - Vlladimir Ljuckanov.
Le të zhytemi në botën poetike që Margarita Hranova dhe Stefania Koleva rikrijojnë me shumë butësi dhe me pyetjen: "Ku iku dashuria?"...Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke Ellington, i organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në partneritet me..
Pas një serie të suksesshme të versioneve cover , DEEP ZONE Project e fillojnë verën me një këngë të re, krejtësisht origjinale. Përderisa muzika e "Mos më zgjo" u krijua nga vetë grupi, në tekstin ndihmuan Roberto Nikollov dhe Vanja Shtereva...
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i njëmbëdhjetë i një prej ngjarjeve muzikore më poetike në vendin tonë filloi të premten në mbrëmje, 27..
Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3..
Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e..
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..