Projekti "Artistët këngëtarë", në të cilin figura të njohura të botës artistike në Bullgari interpretojnë këngë të krijuara enkas për ta, po zgjerohet me një tjetër titull. Kënga e 34-të nga projekti është "Ku iku dashuria" dhe prezantohet nga dy gra emblematike të skenës bullgare - muzikore dhe teatrale.
Për interpretimin e këngës “Ku iku dashuria” për herë të parë pranë këngëtares Margarita Hranova është aktorja Stefania Koleva. Teksti është nga Xhina Dundova – Pançeva, muzikën e ka kompozuar Ivan Krëstev, aranzhimin e ka bërë Georgi Cvetkov. Në videon e këngës, shohim një aktor tjetër në rolin kryesor - Vlladimir Ljuckanov.
Le të zhytemi në botën poetike që Margarita Hranova dhe Stefania Koleva rikrijojnë me shumë butësi dhe me pyetjen: "Ku iku dashuria?"...Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3 deri më 6 korrik, si zakonisht në Parkun Jugor 2 të kryeqytetit bullgar. Me kalimin e..
Pak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë..
Më 1 korrik 1925, në orën 16:00, në Teatrin e Vjetër të qytetit Stara Zagora u ngrit perdja për shfaqjen e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari. "Gergana" nga Maestro Georgi Atanasov ishte zgjedhja e entuziastëve vendas ...
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u..