Pak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë gramafoni, është në tregun muzikor që nga 1 korriku 2025. Grupi punoi mbi të për pesë vite, për të arritur tingullin e dëshiruar, por edhe atë unitet metafizik të ritmeve, timbreve, imazheve dhe emocioneve, në të cilin e gjen veten dhe ndihesh sërish i tërë. Në album, përveç këngës hit me të njëjtin titull, fansat do të gjejnë edhe "bukurinë universale" të këngëve "Luledielli", "Ngjyrat e perëndimit", "Për herë të fundit" dhe "Besoj në ty", rrëfimin e ndejshëm "Ji vetëm me mua", frymëzimin "Nisu me mua" dhe pendesën "Deri kur"... Këtu është edhe kënga e parë e grupit që u transmetua në World Chart Express në MTV – "Mos shiko me dashuri".
Maria Mutafçieva dhe shokët e saj thonë se "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" është dashuri, ndjesi e një përqafimi të shumëpritur dhe lumturi! Jo rastësisht, kënga me të njëjtin titull dhe "Luledielli" janë përfshirë në tekstet shkollore të muzikës për klasën e 7-të dhe të 9-të. Ky është albumi i preferuar i muzikantëve nga Mary Boys Band, dhe ata shpresojnë që fansat e tyre ta pëlqejnë atë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Mary Boys BandKrijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe tashmë të njohura si trashëgimi kombëtare klasike. Nga gëzimi i thellë krijues kanë lindur hitet e..
Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e këngëtares. E lindur më 26 prill 1926 në qytetin Dobrç të Bullgarisë Verilindore, Verka..
Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3 deri më 6 korrik, si zakonisht në Parkun Jugor 2 të kryeqytetit bullgar. Me kalimin e..
Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3..
Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e..
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..