Pak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë gramafoni, është në tregun muzikor që nga 1 korriku 2025. Grupi punoi mbi të për pesë vite, për të arritur tingullin e dëshiruar, por edhe atë unitet metafizik të ritmeve, timbreve, imazheve dhe emocioneve, në të cilin e gjen veten dhe ndihesh sërish i tërë. Në album, përveç këngës hit me të njëjtin titull, fansat do të gjejnë edhe "bukurinë universale" të këngëve "Luledielli", "Ngjyrat e perëndimit", "Për herë të fundit" dhe "Besoj në ty", rrëfimin e ndejshëm "Ji vetëm me mua", frymëzimin "Nisu me mua" dhe pendesën "Deri kur"... Këtu është edhe kënga e parë e grupit që u transmetua në World Chart Express në MTV – "Mos shiko me dashuri".
Maria Mutafçieva dhe shokët e saj thonë se "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" është dashuri, ndjesi e një përqafimi të shumëpritur dhe lumturi! Jo rastësisht, kënga me të njëjtin titull dhe "Luledielli" janë përfshirë në tekstet shkollore të muzikës për klasën e 7-të dhe të 9-të. Ky është albumi i preferuar i muzikantëve nga Mary Boys Band, dhe ata shpresojnë që fansat e tyre ta pëlqejnë atë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Mary Boys BandPllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..
Në fund të majit, këngëtarja britanike e operës Xhesika Leshnikov ishte në Bullgari për të marrë pjesë në paraqitjen e librit të parë biografik, kushtuar gjyshit të saj – këngëtarit dhe artistit bullgar Asparuh Leshnikov-Ari. Për Radio Bullgarinë,..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u..