Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

750 leva (383 euro) është pensioni mesatar në Bullgari

Foto: BGNES

Pothuajse 750 leva është pensioni mesatar i paguar në Bullgari për janarin e vitit 2024. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve (NSI), ai është 652 leva (333 euro) për femrat, ndërsa për meshkujt afërsisht 894 leva (457 euro). Pensioni mesatar për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën është më i lartë dhe është përkatësisht - 681 leva (348 euro) për gratë dhe 908 leva (454 euro) për burrat, raportoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Pensionet janë më të lartat në kryeqytet - mesatarisht 930 leva (475 euro), dhe më të ulëtat janë në rajonin e Kërxhalit (Bullgari Jugore) - 592 leva (302 euro).

Numri i pensionistëve në këtë muaj është pothuajse 2 041 000 (me një popullsi të Bullgarisë prej 6 447 710 banorësh sipas të dhënave të NSI më 31/12/2022). Pensionistët meshkuj janë dukshëm më pak - 826 000, ndërsa femrat arrijnë në 1 215 000.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD