Pothuajse 750 leva është pensioni mesatar i paguar në Bullgari për janarin e vitit 2024. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve (NSI), ai është 652 leva (333 euro) për femrat, ndërsa për meshkujt afërsisht 894 leva (457 euro). Pensioni mesatar për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën është më i lartë dhe është përkatësisht - 681 leva (348 euro) për gratë dhe 908 leva (454 euro) për burrat, raportoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Pensionet janë më të lartat në kryeqytet - mesatarisht 930 leva (475 euro), dhe më të ulëtat janë në rajonin e Kërxhalit (Bullgari Jugore) - 592 leva (302 euro).
Numri i pensionistëve në këtë muaj është pothuajse 2 041 000 (me një popullsi të Bullgarisë prej 6 447 710 banorësh sipas të dhënave të NSI më 31/12/2022). Pensionistët meshkuj janë dukshëm më pak - 826 000, ndërsa femrat arrijnë në 1 215 000.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..