Në vitin 2023, rreth 1.32 miliardë leva janë transferuar në Bullgari në mënyrë bankare nga bullgarët jashtë vendit. Kjo ndihmë rezulton të jetë një nga investimet më të mëdha në ekonominë bullgare. Të dhënat janë nga një sondazh i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, transmetoi reporterja e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Natalija Gançovska. Në të njëjtën kohë, shumë para na vijnë edhe cash.
Çdo ditë në vendin tonë hyjnë 4 170 000 euro nga emigrantët për të mbështetur të afërmit e tyre. “Nëse krahasojmë vitin 2023 me 2022, kemi një rritje mbi 20%,” deklaroi për BNR, Ilijan Naskov, drejtor ekzekutiv i një kompanie financiare për transferimin e parave. Gjermania është lider. Nga aty bashkatdhetarët na kanë dërguar rreth 230 milionë. Nga SHBA - 209 milionë, nga Spanja - 114 milionë, nga Anglia - 109 milionë, nga Greqia 71 milionë. Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit ndikon edhe në shumat që dërgojnë bashkëqytetarët nga jashtë.
Në të njëjtën kohë, në Bullgari ka një rritje të standardit të jetesës dhe gjithnjë e më shumë qytetarë të vendeve të treta vendosen dhe fillojnë të punojnë në vendin tonë. Kryesisht këta janë ndihmës shtëpiak dhe persona të punësuar në ndërtim.Transformimi - kjo është fjala që përcakton më saktë gjendjen aktuale të industrisë vendase. Sipas një analize të të dhënave sektoriale për periudhën nga viti 2008 deri në fillim të vitit 2024, të kryer nga Instituti për Ekonominë e Tregut, Bullgaria..
Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në monedhën prej dy eurosh, në anën kombëtare të së cilës do të jetë imazhi i Paisij Hilendarskit , do..
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar Bulgar (BNT), kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit, Pllamen Mlladenovski...
Transformimi - kjo është fjala që përcakton më saktë gjendjen aktuale të industrisë vendase. Sipas një analize të të dhënave sektoriale për periudhën..
Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në..