Në vitin 2023, rreth 1.32 miliardë leva janë transferuar në Bullgari në mënyrë bankare nga bullgarët jashtë vendit. Kjo ndihmë rezulton të jetë një nga investimet më të mëdha në ekonominë bullgare. Të dhënat janë nga një sondazh i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, transmetoi reporterja e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Natalija Gançovska. Në të njëjtën kohë, shumë para na vijnë edhe cash.
Çdo ditë në vendin tonë hyjnë 4 170 000 euro nga emigrantët për të mbështetur të afërmit e tyre. “Nëse krahasojmë vitin 2023 me 2022, kemi një rritje mbi 20%,” deklaroi për BNR, Ilijan Naskov, drejtor ekzekutiv i një kompanie financiare për transferimin e parave. Gjermania është lider. Nga aty bashkatdhetarët na kanë dërguar rreth 230 milionë. Nga SHBA - 209 milionë, nga Spanja - 114 milionë, nga Anglia - 109 milionë, nga Greqia 71 milionë. Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit ndikon edhe në shumat që dërgojnë bashkëqytetarët nga jashtë.
Në të njëjtën kohë, në Bullgari ka një rritje të standardit të jetesës dhe gjithnjë e më shumë qytetarë të vendeve të treta vendosen dhe fillojnë të punojnë në vendin tonë. Kryesisht këta janë ndihmës shtëpiak dhe persona të punësuar në ndërtim.Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të..