Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje minus 3°. Era veriperëndimore dhe vranësirat nga perëndimi drejt lindjes do të sjellin reshje shiu dhe bore, më të konsiderueshme në Bullgarinë Veriore dhe Lindore. Në qafat e malit Stara Pllanina do të bjerë borë dhe ka kushte për stuhi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 3 deri në 8° në kryeqytet - rreth 4°.
Në Detin e Zi do të mbajë vranësira. Pas mesditës do të ketë reshje shiu vende-vende të përziera me borë. Temperaturat e ajrit do të jenë 5-8°. Temperatura e detit është 7-8°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male do të mbajë mot me vranësira. Në Stara Pllanina do të ketë reshje bore me kushte për stuhi. Do të fryjë erë veriperëndimore e stuhishme, përkohësisht uragane. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 1°, në 2000 m deri në minus 6°.
Moti mbetet me vranësira edhe të dielën. Në zonat malore dhe në verilindje të Bullgarisë do të bjerë borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°, ndërsa gjatë ditës nga 1 deri në 6°.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..