Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje minus 3°. Era veriperëndimore dhe vranësirat nga perëndimi drejt lindjes do të sjellin reshje shiu dhe bore, më të konsiderueshme në Bullgarinë Veriore dhe Lindore. Në qafat e malit Stara Pllanina do të bjerë borë dhe ka kushte për stuhi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 3 deri në 8° në kryeqytet - rreth 4°.
Në Detin e Zi do të mbajë vranësira. Pas mesditës do të ketë reshje shiu vende-vende të përziera me borë. Temperaturat e ajrit do të jenë 5-8°. Temperatura e detit është 7-8°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male do të mbajë mot me vranësira. Në Stara Pllanina do të ketë reshje bore me kushte për stuhi. Do të fryjë erë veriperëndimore e stuhishme, përkohësisht uragane. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 1°, në 2000 m deri në minus 6°.
Moti mbetet me vranësira edhe të dielën. Në zonat malore dhe në verilindje të Bullgarisë do të bjerë borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°, ndërsa gjatë ditës nga 1 deri në 6°.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..