Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur në fshatrat dhe qytetet e Bullgarisë Perëndimore. Në të marrin pjesë vetëm burra, ata lëvizin me një hap specifik, veshin maska mbresëlënëse dhe kostume origjinale dhe fshatrat e tyre oshtijnë nga qindra zilet, urimet dhe bekimet e tyre.
Në rajonin e Përnikut pjesëmarrësit në këtë maskaradë quhen survakarë, prej nga vjen edhe emri i traditës vendase - "Surva". Pjesëmarrësit në lojërat paraprake me maska në rajone të tjera të Bullgarisë njihen si kukerë. Loja e njerëzve të maskuar me lëkurë kafshësh është një unitet mistik i ritmit, tingullit dhe ngjyrave. E gjithë simbolika e festës ka për qëllim dëbimin e forcave të liga dhe përgatitjen për një fillim të ri me zgjimin e afërt të natyrës. Lojërat e maskaradës shoqërohen me urime për një korrje të pasur, shëndet dhe pjellori.
Zakoni dimëror “Surva” është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Më shumë hollësi mund të lexoni më poshtë:
Foto: BGNESUshqimi ritual është pjesë e pandashme nga sistemi ritual i bullgarit. E në kalendarin e fshatit bullgar më shumë se një shekull më parë, ushqimi me mish ka qenë rrallë, në përgjithësi 4-5 herë në vit – Krishtlindje, Shën Gjergji, Shën Pjetër dhe peshku..
Në jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit shqiptarë, ky fshat i vogël në Rodope ka ruajtur jo vetëm gjuhën, por edhe ndërtesat e larta..
Shoqata Arkeologjike Bullgare “Ivan Venedikov” i dërgoi një qëndrim Patrikut Daniill në lidhje me thirrjen e tij publike për ndërprerjen e traditës së vallëzimit mbi prush të quajtur nestinarstvo , njoftoi gazetarja e BNR-së Maria Fileva. "Zoti..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për..