Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liceu "Vasill Levski" - tempull i shpirtit bullgar në Kishinau

10
Foto: Liceu Teorik Bullgar “Vasill Levski”

“Krijuar dhe zhvilluar me dashuri dhe mendim të sinqertë për atdheun e të parëve, Bullgarinë” – ky do të ishte përkufizimi i Liceut Teorik Bullgar “Vasill Levski” në kryeqytetin moldav Kishinau, nëse do të kishte një fjalor interpretues të institucioneve arsimore. I themeluar në vitin 1996, ai përmbushi ëndrrën e brezave të bullgarëve - pasardhës të emigrantëve në Moldavi 200 vjet më parë, që fëmijët e tyre të arsimohen në gjuhën e tyre amtare. Kjo u bë e mundur falë ndërveprimit ndërmjet ministrive të arsimit të Moldavisë dhe Bullgarisë, me iniciativën e komunitetit lokal bullgar dhe deputetëve bullgarë në parlamentin moldav.


Sot në 17 paralele nga klasa e parë deri në klasën e 12-të, në lice mësojnë 350 nxënës dhe 20 fëmijë janë të angazhuar në klasën parashkollore. “Shkolla krenohet me faktin se edhe fëmijët që nuk kanë rrënjë bullgare vijnë tek ne dhe mësojnë gjuhën bullgare me kënaqësi dhe dëshirë të madhe... Kur vijnë këtu, disa prej tyre nuk dinë asnjë fjalë të gjuhës sonë, por ata e mësojnë atë në një nivel të tillë, saqë në olimpiadat bullgare në Moldavi çdo vit ata zënë vende nderi, duke konkurruar me fëmijë që e flasin gjuhën që në moshë të vogël”, tha për Radion Bullgaria drejtoresha e shkollës, Natalija Jarosllavskaja. Sipas saj, sot liceu është shumë më tepër se një institucion arsimor: "Ai është bërë një shtëpi dhe një tempull i shpirtit bullgar, duke ruajtur historinë, kulturën dhe traditat e të parëve tanë", dhe fëmijët, pavarësisht nga origjina e tyre, ndjehen si pjesë e një familjeje të madhe.

Një sfidë për procesin mësimor është se ata vijnë në shkollë me nivele të ndryshme të aftësisë gjuhësore. Natalija Jaroslavskaja tregon për qasjen ndaj tyre, në mënyrë që të gjithë të ecin përpara së bashku:

"Në lice vijnë nxënës - fëmijë të bullgarëve të Besarabisë. Por dua t'ju them se ata që jetojnë në kryeqytetin Kishinau nuk flasin bullgarisht në shtëpi (ata komunikojnë me njëri-tjetrin në rusisht). Prandaj, bëhet shumë e ndërlikuar - për fëmijët është një gjuhë e panjohur, por në të njëjtën kohë është gjuha e nënës për ta. Për këtë arsye, ne e fillojmë trajnimin nga njohuritë bazë - alfabeti, tingujt, theksi, shqiptimi, intonacioni etj."


Gjuha dhe letërsia bullgare janë të përfshira në programin mësimor nga klasa 1 deri në 12. Në shkollën fillore ata mësojnë 5 orë në javë, nga klasa e 5-të në të 9-të – 3 orë, dhe nga klasa e 10-ta në të 12-të – 3 ose 4 orë në varësi të profilit. Nxënësit e klasës së 12-të kanë të drejtë të zgjedhin gjuhën bullgare si provim mature, e cila u jep mundësinë të vazhdojnë shkollimin në Bullgari.

Mirëpo, së bashku me studimin e gjuhës letrare bullgare, a nuk do të zhduket edhe dialekti shumëngjyrësh vendas i bullgarëve nga Moldavia, i cili i ka mbështetur ata si komunitet me shekuj?


“Qëllimi i studimit të gjuhës bullgare është afrimi me studimin e saj në Bullgari dhe në këtë drejtim ndiqen normat gjuhësore të gjuhës letrare bullgare. Por në disa nga temat bëhet një analizë krahasuese e dialekteve besarabe - shpjegon drejtoresha e liceut. – Në lëndën e muzikës këndohen këngë nga rajonet përkatëse me popullsi bullgare në Moldavi. Kështu fëmijët njihen edhe me dialektet specifike lokale bullgare."

Interesimi për të mësuar bullgarisht tek fëmijët nxitet edhe nga mundësia për të kontaktuar mësuesit e dërguar nga Bullgaria në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet ministrive të arsimit të dy vendeve.


Fëmijët njihen me folklorin, zakonet, veshjet e bullgarëve në Bullgari, por edhe historinë, traditat dhe festat e bullgarëve në Moldavi. Me dëshirë dhe interes të madh ata studiojnë traditat e Krishtlindjeve. Ata organizojnë grupe këngësh që konkurrojnë në gara në nivel rajonal, shpjegon Natalija Jarosllavskaja dhe sqaron:

"Në Kishinau përsëri po flasim për fëmijët që jetojnë në kryeqytet. Situata e tyre është shumë e ndryshme nga ajo në fshatrat bullgare, ku fëmijët jetojnë në një mjedis bullgar, flasin bullgarisht. Ajo që marrin nxënësit tanë këtu është diçka e re. Në shkollë ata marrin njohuri të reja, mësojnë për traditat bullgare, përfshirë këtu dhe llazarkat. Kjo është një festë që vajzat tona e duan dhe e festojnë me kënaqësi."


Liceu Teorik Bullgar “Vasill Levski” punon në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ambasadën Bullgare në Kishinau, me Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, me Ministrinë e Arsimit në Bullgari dhe në fund të vitit 2023 u përfshi edhe iniciativa e Radio Bullgarisë “Për Levski". Falë pjesëmarrjes në programe për bullgarët jashtë vendit, liceu i siguron vetes tekste dhe ndihma për gjuhën dhe letërsinë bullgare, historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë, libra të autorëve bullgarë, instrumente popullore dhe kostume kombëtare, pajisjen e klasave me sisteme moderne multimediale, etj.


Foto: Liceu Teorik Bullgar “Vasill Levski”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD