Savina Stoillova vazhdon të tregojë respektin e saj ndaj traditave në këngën e saj të re "Gjule moj ". Në të, këngëtarja përsëri ndërthur folklorin bullgar me elementet e xhazit. Duke mësuar xhaz, ajo vazhdon të kërkojë dhe të zbulojë thesare në vëllimet e këngëve popullore dhe të frymëzohet nga trashëgimia e madhe në arkivat e Akademisë Bullgare të Shkencave, që na kanë lënë kompozitorët e mëdhenj, sipas fjalëve të saj, si Nikollaj Kaufman e të tjerë.
"Gjule moj" është e para nga seria e këngëve që unë së bashku me disa miq dhe bashkëmendimtarë vendosëm të krijojmë dhe të arrijmë kulmin për të gjithë ne - të bëjmë një album" - thotë Savina. - "Edhe një herë ne po mbështetemi te traditat - folklori ekziston në këtë këngë, por ai është shprehur në një mënyrë shumë delikate. Autorësia - muzika, aranzhimi - është e gjitha si një pikturë vaji. Ajo nis nga dëshira e madhe për të rikrijuar në këtë mënyrë të lehtë folklorin, por në të njëjtën kohë për respektuar tekstet e shkruara në vëllime, traditat, zakonet etj. Edhe xhazi paraqitet në një mënyrë shumë delikate”.
“Gjule moj” është etno-xhaz me elemente të muzikës pop. Në autorësinë e tekstit kontribuon edhe Savina e frymëzuar nga origjinalet folklorike.
Aranzhimi i bukur i “Gjule moj” është vepër e Aleks Nushevit, me të cilin Savina punon prej kohësh.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...