Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i këngës "Lart" në interpretim të duetit të këngëtarit Miro dhe artistes Kojna Ruseva, që shënoi fillimin e projektit "Artistë që këndojnë".
Marijana Popova e cilëson këngën e saj “E vërteta” si më të preferuarën në repertorin e saj, madje duke i emërtuar një album dhe turne.
Kombinimi i butë i muzikës dhe i tekstit i sjell krijueses Biljana Angellova një sërë çmimesh. Në vitin 2015, në konkursin "Pranvera" të Radios Kombëtare Bullgare, kënga "Fjalë të palindura" e interpretuar nga Hristina Zhivkova fitoi dy çmime - për debutimin dhe çmimin e publikut. Në konkursin “Melodia e Vitit për Fëmijë 2020”, kënga “Burimi im” u dallua me çmimin e parë. Në vitin 2023 në Konkursin “Sofja Këndon” mori çmim mediatik me këngën “Ji dita ime”, kënduar nga Margarita Hranova. Kjo është një tjetër këngë e shkruar nga Biljana Angellova dhe rikrijuar nga Margarita Hranova.
Ato u takuan në vitin 2016 dhe mes tyre u krijua një miqësi dhe një bashkëpunim të frytshëm. Biljana thotë se zëri i Margarita Hranova e frymëzon me gamën e tij të jashtëzakonshme, dritën në lartësi dhe butësinë në regjistrin e ulët, si dhe me pasurinë e madhe të emocioneve. Këtë e dëgjojmë edhe në këngën “Ëndërr” me muzikë dhe tekst të Biljana Angellova dhe aranzhim të Georgi Cvetkov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, Facebook / Margarita HranovaNga data 28 deri më 30 gusht, në sheshin qendror “Nikolla Vapcarov” të qytetit malor turistik Bansko, do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Bansko Opera Fest. Gjatë tre netëve nën qiell të hapur, publiku do të shijojë një përzgjedhje të pasur..
Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva synon që festivali dy-ditor "Gala në Sofje" të bëhet një traditë vjetore - një urë lidhëse midis..
Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione pozitive – me ritme të gjalla dhe ndjesi verore. Kjo mund të thuhet edhe për këngën e tij më të re –..
E njohim Marjana Dobrevën si këngëtare dhe autore këngësh, e cila shpesh performon duke i shoqëruar ato me kitarë.Që nga fundi i viteve ’90 të shekullit..
Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione..
Më 27 gusht (e mërkurë), skena verore “Majmunarnika” në Parkun “Kopshti i Borisit” në Sofje do të ndriçohet nga magjia e folklorit bullgar. Kori i..