Udhëheqësit evropianë arritën një marrëveshje për të përfshirë 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën në përditësimin e buxhetit të BE-së në takimin e tyre të fundit. Këtë herë ata mundën të kapërcejnë veton e Hungarisë, ndryshe nga takimi i tyre i dhjetorit.
Marrëveshja u shpall shumë më shpejt se sa vendimet merren përgjithësisht në forume të tilla. Fitorja u shpall nga 26 vendet anëtare dhe kryeministri Viktor Orbán. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, hodhi poshtë kategorikisht spekulimet për kompromise të bëra ndaj kryeministrit hungarez në përgjigje të një pyetjeje gazetareske.
Kryeministri bullgar Nikollaj Denkov deklaroi:
“Mendoj se qëndrimet ishin të qarta që në fillim. Mendimi i përgjithshëm është se të qenit kundër 26 vendeve që kanë të njëjtin mendim është problem.”
Të dyja palët shpejtuan ta shpallnin veten fitues. A nuk ngre dyshime kjo, është pyetja jonë e parë ndaj eurodeputetit Illhan Kyçyk?
“Për ata që i njohin mënyrat e vendimmarrjes në Këshillin Evropian, mekanizmi i bindjes është ndoshta i njohur. Jam i sigurt se ka pasur presion mbi Viktor Orbán nga shumë drejtime. Në fund të fundit, është me rëndësi rezultati e pikërisht se Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe i aftë të mbështesë Ukrainën, sepse ajo është i vetëdijshëm për sfidat gjeopolitike me të cilat përballet. Dhe ky është padyshim një moment i rëndësishëm përpara zgjedhjeve evropiane.”
Gjithmonë ka diçka në prapaskenë që ne nuk e dimë. Pas ca kohësh, a nuk do të jetë për mrekulli që Hungaria të ketë zgjidhur papritur problemet e saj me shtetin ligjor dhe që 20 miliardë euro të rrjedhin pikërisht para zgjedhjeve?
“Ky ka qenë gjithmonë shqetësimi i Parlamentit Evropian. Shumë zëra kritikë u dëgjuan nga kolegët, duke përfshirë edhe partinë time politike, të cilat i ndaj plotësisht, sepse tregtia e vlerave është bërë politika kryesore e Viktor Orbán.
Do të doja të mos ishte kështu, sepse nëse ajo që ju ndani si shqetësim rezulton e vërtetë pas disa kohësh, do ta diskreditojë imazhin e BE-së dhe ky President i Komisionit Evropian nuk do të ketë kredibilitet. Për më tepër, zonja Ursula von der Leyen ka synimin shumë serioz që të jetë presidente e Komisionit Evropian edhe në mandatin e ardhshëm.”
Dmth fakti që ai do të kandidojë për një mandat të dytë është një lloj frenimi nga veprime të tilla?
“Kishte pyetje të tilla dhe ajo iu përgjigj pa mëdyshje, përkatësisht se ekziston një legjislacion i caktuar që ka të bëjë me fondet evropiane. Dhe Hungaria do t'i marrë këto fonde vetëm kur të zbatojë këtë legjislacion. Por ka dyshime që ngrenë shpjegimet e mëparshme të Ursula von der Leyen. Dhe këtu Parlamenti Evropian duhet të ushtrojë kontrollin e tij parlamentar duke bërë pyetje. Jo sipas procedurës që na është e qartë, me disa javë pritje, për një përgjigje formale burokratike, por me një debat të qëllimshëm në institucionet evropiane dhe të gjitha përpjekjet në këtë drejtim duhet të mbështeten. Është koha për të ndaluar tregtinë në BE, për të kuptuar se vlerat nuk mund të tregtohen, sidomos jetët njerëzore. Sepse Ukraina po lufton për të gjitha vendet evropiane, duke treguar dinjitetin e saj dhe synimin e saj serioz politik për t’u bërë pjesë e një bashkimi që ajo zgjedh. Dhe kjo zgjedhje e Ukrainës duhet respektuar dhe mbështetur. Sidomos kur bëhet fjalë për një fqinj agresiv si Federata Ruse, e cila dëshiron jo vetëm të shkëputë territorin, por shumë më tepër - të paracaktojë fatin e kaq shumë miliona njerëzve.
Ka gjithashtu shumë manipulime nga ana e Orbánit dhe kjo nuk është hera e parë. Shumë herë kemi qenë dëshmitarë sesi ai i shpjegon të gjitha sukseset e tij përmes sukseseve në politikën kombëtare dhe të gjitha dështimet e tij përmes dështimit të Brukselit apo të burokratëve europianë. Si manovrim, kjo nuk është diçka e re për Viktor Orbán. Por prapë më duket se i gjithë presioni dhe vullneti i jashtëzakonshëm politik që kishte në lidershipin europian, nuk do të kishte shkuar asnjë hap në një drejtim tjetër. Domethënë, të respektohen parimet e BE-së dhe në të njëjtën kohë të mbështetet Ukraina. Sepse kjo është ajo që na duhet tani.”
Ndoshta këto janë edhe veprime parazgjedhore...
“Oh, patjetër! Ai do të përpiqet të reformojë BE-në nga brenda. U pa se të gjitha përpjekjet e Brexit-it dhe përpjekja e madhe e nacionalistëve nuk arritën ta ndryshonin atë nga jashtë, së bashku me mbështetjen e madhe të vendeve jashtë BE-së. Por tani projekti është krejtësisht ndryshe - bashkimi i të gjitha këtyre forcave politike për të ndryshuar politikat e BE-së. Ky është qëllimi i madh i Orbánit dhe miqve të tij. Ka vetëm një përgjigje për këtë - një shoqëri civile aktive, pjesëmarrje e lartë në zgjedhje dhe së bashku me këtë një plan të qartë - se si duam ta shohim BE-në jo vetëm para mandatit të ardhshëm, por vitet në vijim, do të thosha dekada.”
A mund të presim përpjekjet e Orbánit për të ndryshuar BE-në nga brenda pas zgjedhjeve?
“Përgatitjet kanë vazhduar prej vitesh. Dhe ndryshe nga partitë politike klasike, të cilat janë të vendosura në qendër të majtë-djathtas, rrymat nacionaliste dhe ekstreme janë shumë më të koordinuara, përdorin ekspertizën, duke përfshirë edhe jashtë shtetit.”
Kur mund të presim realisht që ndihma të shkojë në Ukrainë?
“Skema është shumë fleksibël. Këto 50 miliardë euro do të jenë gati dhe nuk do të ketë një shpërndarjetradicionale prej 1.5 miliardë në muaj. Domethënë, Ukrainës do t'i jepet mundësia të përdorë mjetet në kohën më të shkurtër të mundshme për t'iu përgjigjur këtij agresioni. Dhe më duket se ky duhet të jetë edhe sinjali për SHBA-në - BE-ja është gati dhe ka bërë hapin e parë. Por nëse lufta është midis demokracisë dhe totalitarizmit, forcat demokratike duhet të bashkohen dhe të gjitha argumentet e tjera - për situatën e keqe financiare, për frikën nga një valë emigracioni, duhet të mbeten në plan të dytë. Sepse këtu nuk bëhet fjalë për një situatë të zakonshme, por për një situatë luftarake nga një fqinj agresiv që sulmon integritetin territorial dhe jetën e ukrainasve.”
Foto: EPA/BGNES, lhankyuchyuk.eu, BTA, AFP
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..