Prej më shumë se 300 vitesh, ora e kullës së vjetër në Peshtera po zgjon banorët e këtij qyteti të maleve Rodope. Kjo është kulla e dytë më e vjetër me orë në Bullgari dhe tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit. Vitin e kaluar, "Sahata", siç e quajnë banorët vendas kullën, u restaurua dhe mekanizmi i orës u zëvendësua me një elektronik. Së fundmi, "Sahata" po i kënaq edhe një herë banorët e Peshterasë disa herë në ditë me tingujt e saj të këndshëm.
Shumë vite më parë, ora shërbente për rregullimin e jetës ekonomike, duke shënuar fillimin dhe mbarimin e ditës së punës të zejtarëve në punishte dhe dyqane. Asokohe esnafët ishin organizata shumë serioze me akte të rrepta nënligjore dhe të gjitha duhej të hapeshin dhe mbylleshin në të njëjtën kohë, që të mos kishte konkurrencë.
Dokumentet tregojnë se kulla e sahatit është braktisur pas Çlirimit dhe është vjedhur mekanizmi. Ai u restaurua më pas në vitet 1970. Për shumë vite, deri në vdekjen e tij, për mirëmbajtjen e “Sahata” është kujdesur plaku Halill. Tani e bën gruaja e tij. 88-vjeçarja e mban gjithmonë të pastër zonën përreth kullës dhe mbron “Sahata” nga vandalët.
Foto: svetimesta.comPërpiloi: Gergana Mançeva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila pasqyron njohuritë për Hapësirën nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe shqyrton mitologjinë, besimet..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..
Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit. Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..
Festivali i parë muzikor në Bullgari është themeluar në vitin 1926 në Varnë. Pothuajse një shekull më parë, menjëherë pas hapjes zyrtare të Banjave Detare..
Teatri Dramatik "N. O. Masalitinov" në Plovdiv informon për një fazë të re në zhvillimin e kulturor në vend. Bëhet fjalë për fillimin e një partneriteti..