Në Kampionatin Botëror të Notit në Doha (Katar), bullgarja Gabriella Georgieva u kualifikua për në gjysmëfinale të 100 metra shpinë. Në seri, me më të mirën personale në disiplinë - 1:01.65 minuta, atletja 26-vjeçare përfundoi në vendin e 15-të. Kështu ajo u klafikikua për herë të parë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në 100 metra shpinë. Ajo do të notojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale sonte në orën 18:58.
Dy përfaqësuesit e tjerë bullgarë mëngjesin e sotëm, Kalojan Levterov dhe Jordan Jançev, u eliminuan në seri.
Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në Austri. Ai do të niset nga vija e parë në garën e së dielës, njofton BNR “Horizont”. Piloti bullgar..
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia,..
Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi “pole position”-in e tij të dytë radhazi dhe në total të tretin për këtë sezon në Formula 3, pasi triumfoi në..