Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Vendet e komunitetit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, agresionin rus kundër Ukrainës dhe situatën në Sahel, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Bullgaria mbështet mundësinë e ekzistencës së dy shteteve. Është e rëndësishme të kemi një marrëveshje që garanton sigurinë e të dy vendeve", komentoi zëvendëskryeministrja me rastin e luftës në Gaza.
"Në prag të përvjetorit të dytë të agresionit rus kundër Ukrainës, ne dërguam edhe një herë mesazhin e përpjekjeve të bashkuara dhe solidaritetit me Ukrainën. Mbështetja për Ukrainën është një investim strategjik në sigurinë e rajonit të Detit të Zi dhe Evropës", tha Gabriel. Zëvendëskryeministrja i njoftoi kolegët edhe për konferencën e ardhshme të prillit për sigurinë e rajonit të Detit të Zi, e cila do të mbahet në Sofje.Në një konferencë për shtyp në Këshillin Bashkiak të Sofjes, anëtarët e larguar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” – kryetarët e bashkive të lagjeve “Ljulin” dhe “Mlladost”, Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, si dhe këshilltarët bashkiakë Dragomir Ivanov..
Lideri i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, deklaroi në parlament se buxheti shtetëror është në minus, ndërsa fitimet e pritura nga hyrja në Shengen nuk janë të realizuara. Sipas Kostadinovit, të ardhurat shtesë do të duhej të ishin rreth..
Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të..