Janica Kënevën e njohim nga pjesëmarrja e saj e suksesshme në spektaklin “Zëri i Bullgarisë” në vitin 2023, ku arriti deri në gjysmëfinale. Ajo ka lindur në vitin 1990 në një familje muzikantësh, të cilët e futën atë në botën e muzikës që në moshë të vogël. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Arteve "Dobri Hristov" në Varna për piano, pastaj në Universitetin e Plovdivit "Paisij Hilendarski" në degën e Arteve Performuese Pop dhe Jazz. Janica është fituese e një sërë çmimesh nga konkurset kombëtare për pianistë dhe këngëtarë. Ajo ka një eksperiencë shumëvjeçare në interpretimin në skenë para publikut vendas dhe të huaj, krijon muzikë origjinale në stile të ndryshme, drejton projekte muzikore dhe aranzhon me sukses muzikë për formacione dhe orkestra të ndryshme.
Një prioritet absolut për Janicën është interpretimi i këngëve të krijuara enkas për të. Prej kohësh Janica ëndërron dhe pret këngën e saj debutuese – “Dashuria ime e vështirë”, me të cilën pas kaq vitesh do të deklarohet si solo artiste. Për realizimin e saj, këngëtarja i beson një ekipi profesionistësh të dëshmuar - Krasimir Gjullmezov krijoi muzikën dhe Marieta Angellova shkroi tekstin. Ata janë ndër autorët e saj të dashur që kanë krijuar disa nga këngët e saj të preferuara. Janica është jashtëzakonisht e lumtur për punën e tyre të përbashkët, e cila çoi në një këngë të bukur dhe emocionuese - për dashurinë e vështirë.
Pyetjes nëse dashuria është e lehtë, Janica Këneva iu përgjigj:
"Unë besoj se ka dashuri të lehtë. Dhe besoj se dashuria e lehtë është dashuria e realizuar, e vërtetë. Por të gjithë duhet të përjetojnë edhe atë të vështirë."
Në mes të verës, një nga artistët më të dashur të muzikës pop të tre dekadave të fundit – Orlin Goranov, na çon në bregdet me videoklipin për këngën e tij më të re "Dashuri". Teksti është nga Angell Djullgerov , i cili ka marrë pjesë edhe në..
Ljuben Karavellov (1834–1879) është një nga figurat më të rëndësishme për çlirimin kombëtar – personalitet enciklopedik, autor i veprave poetike dhe letrare, publicist dhe folklorist. Pas viteve të shkollimit dhe punës larg qytetit..
Rushi Vidinliev ka një këngë të re, të titulluar "Kufiri". Kënga është pjesë e albumit të fundit të artistit dhe vjen më shumë se një vit pas këngës së parë të suksesshme, e cila i dha albumit emrin, "Pa bagazh". Videoklipi për "Kufirin" është..
Në mes të verës, një nga artistët më të dashur të muzikës pop të tre dekadave të fundit – Orlin Goranov, na çon në bregdet me videoklipin për..