Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë leje për një festë të organizuar nga Ambasada Ruse në Sofje. Kështu ka bërë të ditur Ministria.
Lidhur me këtë rast, kryebashkiaku i kryeqytetit Vasill Terziev deklaroi se e ka lejuar Ambasadën Ruse të festojë Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, e cila festohet më 23 shkurt. Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova ka kërkuar leje nga kryetari i Bashkisë së Sofjes përmes një letre të posaçme dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila i është përcjellë edhe zyrës së kryebashkiakut, raportoi BGNES.
Më 22 shkurt, para Bashkisë Metropolitane, qytetarët protestuan për shkak të lejes së dhënë nga kryetari i Bashkisë së Sofjes Ambasadës Ruse për të festuar zyrtarisht Ditën e Ushtrisë Sovjetike përpara Monumentit - Eshtërore në lagjen “Llozenec”. Kryebashkiaku Terziev u bëri thirrje protestuesve që të shkojnë para Ministrisë së Jashtme.
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe Stojan Karaivanov (bandoneon). Së bashku me muzikantët e Filarmonisë së Plevenit, ata do t’i çojnë..
Një Festival Historik po zhvillohet sot nga ora 10:00 deri në 22:00 në zonën "Gradishte", ku ndodhen rrënojat e një kalaje të hershme bizantine. Ngjarja organizohet nga Muzeu Historik Rajonal – Gabrovo, me rastin e 105-vjetorit të gërmimeve të para..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe shumë i nxehtë. Më freskët do të jetë përgjatë bregdetit. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..